16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTurqia nuk gjen qetësi/ Tjetër tërmet 5.6 ballë, 1 i vdekur dhe...

Turqia nuk gjen qetësi/ Tjetër tërmet 5.6 ballë, 1 i vdekur dhe 110 të plagosur

Turqia nuk gjen qetësi.

Një tjetër tërmet me magnitudë 5.6 ka rënë sërish ditën e sotme në Malatya, një nga zonat më të prekura nga tërmetet e 6 shkurtit.

Lëkundjet u regjistruan në orën 12:04 me orën lokale ndërsa thellësia e tërmetit ka qenë 6,97 kilometra.

Sipas mediave turke, 1 person raportohet të ketë humbur jetën nga lëkundjet sizmike ndërsa 110 persona kanë mbetur të plagosur.

Disa ndërtesa të tjera janë shkatërruar si pasojë e këtij tërmeti. Besohet se qytetarë të tjerë kanë mbetur nën rrënoja ndërsa deri tani 32 janë mundur të nxirren të gjallë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur punën për nxjerrjen nga rrënojat të të mbijetuarve.

Orhan Tatar, Drejtor i Përgjithshëm i AFAD ka thënë, në tre javët e fundit Turqia është goditur nga 10,282 tërmete, citon Sigurime.Online mediat vendase.

“Jemi përballë një aktiviteti shumë të pazakontë tërmetesh në rajon. Në 3 javë ka 4 tërmete të pavarura, 2 prej të cilëve 7.7 dhe 7.6 dhe të tjerët 6.4 dhe 5.3 dhe veç këtyre deri më tani ka pasur edhe 45 pasgoditje me magnitudë 5 deri në 6 ballë. Kjo është vërtet një situatë shumë e pazakontë dhe duhet pak forcë serioze për ta përballuar atë”.

Kujtojmë se nga tërmetet tragjike të 6 shkurtit deri tani, në Turqi dhe Siri, numërohen mbi 50 mijë viktima dhe miliarda dollarë dëme materiale.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat