26.5 C
Tirana
Monday, September 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTurqi, ja kur pritet të hyjë në fuqi skema e detyrueshme e...

Turqi, ja kur pritet të hyjë në fuqi skema e detyrueshme e pensioneve suplementare

Qeveria turke synon të nisë funksionimin e Sistemit Suplementar të Pensionit (TES), një skemë e detyrueshme, në tremujorin e fundit të vitit 2025, sipas raportimeve të mediave lokale.

TES është një sistem pensionesh shtesë që synon të parandalojë rënien e standardit të jetesës për shkak të humbjes së të ardhurave gjatë daljes në pension.

Kontributet në llogarinë individuale të TES të një punonjësi, kur skema të nisë funksionimin, do të bëhen nga punonjësi, punëdhënësi dhe shteti.

Agjencia për Rregullimin dhe Mbikëqyrjen e Sigurimeve dhe Pensioneve Private (SEDDK) po punon me “shpejtësi të plotë” për zbatimin e skemës.

Shoqatëa e Sigurimeve të Turqisë (TSB) dhe fondet e pensioneve do të mblidhen për të diskutuar modelet e propozuara TES dhe pas finalizimit do të hartohet legjislacioni.

Pas miratimit të ligjit do të jepet edhe një afat për t’u vënë në praktikë, e cila mund të jetë në tremujorin e fundit të vitit 2025 ose në fillim të vitit 2026.

TES është shtylla e dytë e sistemit të daljes në pension me tre shtylla në Turqi. Shtylla e parë është sistemi i sigurimeve shoqërore, ndërsa shtylla e tretë është sistemi vullnetar i pensionit individual.

Kriteret

Gokhan Sertsoz, zëvendësdrejtor i përgjithshëm në BNP Paribas Cardif Turkiye, shprehet:

“Do të ketë dy kritere të rëndësishme. Së pari, kemi nevojë për të sqaruar të gjitha detajet për funksionimin e shëndetshëm të sistemit. Kriteri i dytë do të jetë rritja e fuqisë kursimeve të punonjësve”.

Zbatimi i TES është vonuar për disa vite teksa u propozua për herë të parë para vitit 2020.

SISTEMI I PENSIONEVE ME TRE KOLONA

Modelin me tre kolona, krahas të gjithë vendeve të zhvilluara si Gjermania, Franca, Italia etj, e gjejmë edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.

Kontributi për pension në Maqedoninë e Veriut është 18% e pagës, nga të cilët 13% derdhet në Fondin e Sigurimeve Shoqërore për skemën shtetërore (kolona e I) dhe 5 % derdhet në fondet private (kolona e II). Me plotësimin e moshës, çdo njeri merr dy pensione, një shtetëror dhe një privat të formuar nga kontributet e derdhura dhe fitimi nga investimi i tyre.

Vetëm tre vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia nuk e kanë plotësuar sistemin e pensioneve me “Kolonën e Dytë”. Kjo përbën një nga arsyet themelore, pse niveli i pensioneve në këto vende është me i ulti, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Për kushtet ku ndodhet Shqipëria, futja e një sistemi privat pensionesh (Kolona e Dytë) është shumë i përshtatshëm. Kjo, për 3 arsye.

Së pari, në Shqipëri afro 75-80% e PBB-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto) vijnë nga sektori privat.

Së dyti, përafrimi i ligjislacionit edhe në fushën e sigurimeve shoqërore është kusht për t’u anëtarësuar në familjen e përbashkët europiane (BE).

Së treti, këto skema ndihmojnë më mirë ekonominë e vendit duke mobilizuar paratë e lira të popullatës, nëpërmjet investimeve të tyre në instrumenta financiarë afatgjatë 5-10 vjeçarë (Obligacioneve Shtetërore).

Jo vetëm që ka ardhur koha, por me zhvillimet tona ekonomike e demografike, është domosdoshmëri urgjente, detyrimi me ligj për pensionet private.

Është koha t’i japim mundësinë qytetarëve shqiptarë që të kenë edhe një alternativë tjetër për ato para që paguajnë si kontribute për sigurimet shoqërore, alternativën e pensionit privat, një pension më i favorshëm, me përfitime më të larta.

TREGU I PENSIONEVE PRIVATE NË SHQIPËRI

Sipas AMF, gjatë 6-mujorit të parë 2024, në tregun e pensioneve private ushtruan aktivitetin e tyre 6 fonde pensioni, ndërsa totali i aseteve neto arrin në 7,290.49 milionë lekë (72.68 milionë euro) dhe me një rritje prej 552 milionë lekë (8.20%) krahasuar me 6-mujorin e dytë 2023.

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve gjatë 6-mujorit të parë të vitit arriti në 41,344 anëtarë.

LEXO EDHE: Pse pensioni privat është zgjidhja më e mirë!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat