14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTurizmi shton flukset/ Rritje e Sigurimit Kufitar dhe Kartonit Jeshil. SIGAL UNIQA...

Turizmi shton flukset/ Rritje e Sigurimit Kufitar dhe Kartonit Jeshil. SIGAL UNIQA mbetet zgjedhja e parë

Rritja e flukseve të turistëve këtë vit është reflektuar në numrin e mjeteve që hyjnë në Shqipëri.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, Produkti “Sigurim Kufitar”, në periudhën janar-maj 2023, pati një rritje 7.63% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-maj 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 19.92%.

Sa i përket 8 kompanive që operojnë në tregun e Sigurimeve të Jo-Jetës në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të mbetet emri më i besuar.

Kompania shqiptaro-austriake kryeson tregun edhe në këtë produkt sigurimi, duke zënë mbi 19% të tij.

Sigurimi kufitar i mjetit motorrik është një sigurim i detyrueshëm dhe i ofrohet mbajtësit të mjetit motorrik me targa të huaja, që qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

LEXO EDHE: Mirë se vini në Atdhe! Emigrantë, si të shijoni plotësisht pushimet tuaja në Shqipëri

Rritje shumë më të fortë ka shënuar produkti “Kartoni Jeshil”, i cili nevojitet për çdo automjet me targa shqiptare që del nga territori i Shqipërisë.

Për periudhën janar-maj 2023, sipas AMF, ky produkt pati një shtim prej 7.50% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 55.38% krahasuar me muajin janar-maj 2022.

Sa i përket kompanive, SIGAL UNIQA Group Austria mbetet lidere në treg jo vetëm për primet e arkëtuara por edhe për dëmet e paguara.

TREGU

DËMET E PAGUARA

LEXO EDHE: Besim i palëkundur prej më shumë se 24 vjetësh/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut shqiptar të sigurimeve

Pse shqiptarët zgjedhin masivisht që siguracionon “Kartoni Jeshil” ta marrin pranë SIGAL UNIQA?

–    SIGAL UNIQA ofron komoditetin e blerjes online (në çdo moment).

–    SIGAL UNIQA është e vetmja kompani që ofron falas asistencën juridike kur klientët e saj janë përfitues në një aksident.

–    SIGAL UNIQA ofron për drejtuesit e mjeteve asistencë rrugore, 24 orë në ditë në 7 ditë të javës, jo vetëm në rast aksidenti por edhe kur mjetin pëson një defekt në rrugë

–    SIGAL UNIQA ofron gjithashtu për drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët siguracionin “Shëndeti në Udhëtim”, i cili ju mbron nga emergjencat shëndetësore gjatë udhëtimeve tuaja jashtë Shqipërisë.

Sa kushton “Kartoni Jeshil”?

Çmimi i “Kartoni Jeshil” është në varësi të tipit të mjetit motorik dhe kohëzgjatjes. Shikoni tabelën e çmimeve ose merrni ofertë online në www.sigal.com.al

Kohëzgjatja e “Kartonit Jeshil” mund të jetë 15 ditë, 1 muaj, 3 muaj, 6 muaj ose 1 vit, në varësi të ditëve të qëndrimit tuaj jashtë Shqipërisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat