15.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Turizmi, shpresa e Shqipërisë"/ FMN: Ditët e mira që ekonomia po kalon...

“Turizmi, shpresa e Shqipërisë”/ FMN: Ditët e mira që ekonomia po kalon mund të prishen

Shqipëria po kalon ditë të mira në drejtim të ekonomisë, por faktorë të brendshëm e të jashtëm, mund të prishin këtë ecuri”.

Në këtë përfundim ka dalë ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar pas një vizite 4-ditore në Tiranë.

Teksa parashikon se ekonomia këtë vit do të rritet me 3.25% ndërsa inflacioni do të mbetet në nivelin 3%, FMN tregon më konkretisht edhe mbi faktorët që premtojnë zhvillim dhe ata që paralajmërojnë për goditje të ekonomisë.

Një aktivitet turistik mbi pritshmëritë mund të zhvendosë balancën e rreziqeve për lart. Tensionet e rritura gjeopolitike përfaqësojnë një rrezik të mundshëm për poshtë, ndërkohë që ekonomia mbetet e ndjeshme ndaj rreziqeve të goditjeve të sektorit energjetik të lidhura me motin dhe një ndryshimi të papritur të kahut të kursit të këmbimit. Në afat të mesëm, progresi për reformat në planin e ri të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor mund të nxisë rritjen potenciale, ndërkohë që prirjet demografike përfaqësojnë një rrezik kyç për poshtë”.

Në një kohë që Banka Qendrore është duke përgatitur rregulloren e re, Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se ka ardhur koha për ndryshime në drejtim të mbrojtjes së kredi-marrësve.

Përpjekjet që po bëhen për të forcuar rregulloren për mbrojtjen e konsumatorit, duke përfshirë atë për institucionet financiare jo-bankar, janë thelbësore për ruajtjen e integritetit dhe besimit në sistemin financiar. Për më tepër, me mbi një dekadë të kaluar nga Vlerësimi i fundit i Stabilitetit të Sistemit Financiar ne inkurajojmë autoritetet të marrin në konsideratë një Program të ri të Vlerësimit të Sektorit Financiar”.

Qëndrimi aktual i politikes monetare është i përshtatshëm”, vlerëson FMN teksa komenton edhe vendimin e fundit të Bankës së Shqipërisë që detyron 11 institucionet financiare të rrisin kapitalin rezervë në rast problemesh me kreditë.

Progresi në reformat financiare duhet të vazhdojë, duke përfshirë forcimin e mëtejshëm të kuadrit mbikëqyrës dhe rregullator dhe thellimin e tregjeve financiare. Në kuadër të rritjes së fortë të kredisë, vendimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për të rritur shtesën kundërciklike të kapitalit është i përshtatshëm dhe miratimi i një shtese të rrezikut sistemik mund të rrisë më tej qëndrueshmërinë”.

Pa komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, FMN ka thënë se ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat ndihmoi në bërjen e sistemit tatimor më të drejtë, duke siguruar që profesionistët e lirë të tatohen në një mënyrë të krahasueshme me tatimpaguesit e tjerë të punësuar.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat