5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTurizmi nuk e ndal ritmin, rriten netëqëndrimet në hotele gjatë prillit/ Nga...

Turizmi nuk e ndal ritmin, rriten netëqëndrimet në hotele gjatë prillit/ Nga cilat shtete vijnë turistët e huaj

Shifrat e strukturave akomoduese të publikuara nga “INSTAT” tregojnë se turizmi në vend ka patur një ecuri mjaft pozitive përgjatë katër muajve të parë të vitit.

Të dhënat për muajin prill sërish flasin për një rekord si të numrit të vizitorëve ashtu edhe të numrit të netë qëndrimeve, nëse do ta krahasonim me të njejtin muaj të viteve të kaluara.

LEXO EDHEShqipëria po kthehet në destinacionin e preferuar për turistët e huaj. Por sa të gatshëm jemi për të përballuar një fluks turistik?

  • Në prill janë regjistruar gjithsej 115,033 vizitorë

  • Numri i netë qëndrimeve në total është rritur me 81%, krahasuar me prillin e një viti më parë, ndërkohë që nëse e analizojmë sipas tipologjisë, netë qëndrimet nga vizitorët vendas paraqiten me rritje deri në 62.6%.
  • Në shifra absolute numri i netë qëndrimeve gjithsej për muajin prill të vitit 2023 është regjistruar në 250,769 ndërkohë sipas tipologjisë së tyre janë regjistruar rreth 96 mijë netë qëndrime nga vizitorë të vendas, dhe 154 mijë netë qëndrime nga vizitorë të huaj, të cilat janë rritur me 94.9%.
  • Vizitorët e huaj të cilët kanë zgjedhur si destinacion Shqipërinë për muajin prill të këtij viti janë kryesisht nga Kosova 17%, Italia me 9.2%, Gjermania me 6.9%, Anglia me 3% dhe Turqia me 2.3%.

Falë artikujve në mediat ndër më prestigjozet në botë, turizmi në Shqipëri po i bëhet një marketing shumë i mirë duke bërë që pritshmëritë për këtë sezon veror të jenë shumë të larta.

LEXO EDHE: “El Pais”: Agroturizmi në Shqipëri, një rrugë midis akomodimit rural, fermave dhe kantinave të qëndrueshme

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat