14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTurizmi “bekon” biznesin e makinave me qira, por zhvlerësimi i Euros ndikon...

Turizmi “bekon” biznesin e makinave me qira, por zhvlerësimi i Euros ndikon negativisht

Turizmi është kthyer në sektorin që po ushqen vit pas viti rritjen e disa industrive mbështetëse, pjesë e të cilit është edhe tregu i makinave me qira.

Për të kuptuar këtë ndikim mjafton të bisedosh me operatorët kryesorë të tregut apo edhe të klikosh në rrjete sociale si Facebook apo Instagram të cilët janë ”përmbytur”, sidomos këtë vit, me faqe biznesi apo individësh që janë orientuar drejt qiradhënies së makinave.

Burime nga tregu raportojnë se ka një tendencë në masë të agjencive të vogla që zotërojnë një numër të kufizuar mjetesh, për t’i dhënë ato me qira.

Çmimet sigurisht që varen nga lloji i mjetit që kërkohet për t’u marrë në përdorim dhe kohëzgjatja.

Për shembull sot në internet, në një faqe (X) të sponsorizuar të shfaqet mundësia për të marrë me qira një makinë me çmim 25 euro/dita, ku nëse kohëzgjatja e qirasë është 5 ditë përfton një falas, nëse merr 10 ditë, përfiton dy dhe nëse e merr për 20 ditë, përfiton 5 ditë falas.

Një tjetër opsion i ngjashëm gjithashtu i sponsorizuar të tregon se mund të sigurosh një SUV për 189 euro për 7 ditë.

Të tilla oferta janë të pafund, ku në disa raste janë edhe individë, të cilët kanë investuar në një sasi të vogël mjetesh për të përfituar nga kërkesa që kanë turistët për makina me qira dhe duke e parë këtë si një formë investimi.

Gjithsesi, kompanitë e mëdha konfirmojnë se në këtë vrull që ka sjellë fluksi turistik, vihet re edhe një rritje e informalitetit, që pavarësisht se çfarë përmase është, e bën të padrejtë konkurrencën mes palëve.

Kërkesa 30% më e lartë, por zhvlerësimi i Euros ndikon negativisht

Kërkesa për makina ma qira ka shënTurizmi “bekon” biznesin e makinave me qira, por Eurouar rritje të dukshme këtë vit duke shkuar thuajse paralel me rritjen e lëvizjes së të huajve në vendin tonë.

Kompanitë që ofrojnë shërbimin e makinave me qira vlerësojnë se të paktën në këta 4-5 muaj të 2024-s, rritja është të paktën 30%.

“Muajt ​​e parë të vitit 2024 patën një trend pozitiv, i cili pritet të rritet me ardhjen e sezonit veror. Ne shënuam një rritje të ndjeshme të kërkesës, e vlerësuar në rreth 30% krahasuar me vitin 2023”, thotë për Monitor’, Fabio Penzavecchia, administrator i “Sicily by Car”.

Por teksa kërkesa është në rritje në raport me një vit më parë dhe çmimet nuk kanë pësuar ndryshime domethënëse, zhvlerësimi i Euros “ka fshirë” efektin real të rritjes që po përjeton tregu.

Eliana Bakiri, administratore e “Top Tour”, sjell në vëmendje se në këtë pjesë të parë të vitit, Euro ka shënuar nivele shumë të ulëta përballë Lekut, të paktën nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Viti, në përgjithësi, ka qenë i mirë, flasim këtu për 4-5 muajt e parë. Tregu në përgjithësi ka rritje të qarkullimit, pra kemi më shumë kërkesë dhe rezervime, por kjo nuk ka sjellë ndonjë efekt te ne, pasi është zhvlerësuar Euro në raport me një vit më parë.

Në të njëjtën periudhë të 2023t kursi ka qenë më mirë, gati 120, ndërsa sot 1 euro këmbehet me 100 lekë. Ne jemi të regjistruar në broker dhe shesim në euro dhe kjo na ka ndikuar shumë”.

LEXO EDHE: Sigurimi KASKO? Cilës makinë nuk do t’i nevojitej më shumë mbrojtje…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat