20.5 C
Tirana
Friday, October 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTubimi i Opozitës, rrugët që bllokohen sot në Tiranë

Tubimi i Opozitës, rrugët që bllokohen sot në Tiranë

Me rastin e protestës që është thirrur nga opozita, në një sërë rrugësh në kryeqytet do të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve.

 

Policia njofton se në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët:”Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

 

Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe në këto akse rrugore:

 

  • Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet;
  • Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit;
  • Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;
  • Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës;
  • Kryqëzimi i Librit Universitar;
  • Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”;
  • Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;
  • Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”;
  • Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;
  • Kryqëzimi i urës së Taiwanit;
  • Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”;
  • Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”;
  • Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;
  • Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”;
  • Kryqëzimi i “Pallatit me Shigjeta”.

Ndërkohë, qytetarëve u bëhet thirrje që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat