12.5 C
Tirana
Friday, December 19, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTritol automjetit në Tiranë, cili është siguracioni që mbron financiarisht nga sulmet...

Tritol automjetit në Tiranë, cili është siguracioni që mbron financiarisht nga sulmet dashakeqëse

Në botën moderne, makinat përballen jo vetëm me aksidente dhe katastrofa natyrore, por edhe me rreziqe të qëllimshme, si dëmtimet dashakeqe kur mjeti është i parkuar.

Motivet mund të jenë nga më të ndryshmet, me zbardhjen e tyre merret hetimi i specializuar, por mjafton padijenia dhe moslidhja e pronarit të automjetit me dëmtimin dashakeq të mjetit nga palë të treta dhe ky përbën një rrezik të sigurueshëm.

I tillë, në teori, do të ishte edhe rasti i tritolit në një lagje qendrore të Tiranës ndaj automjetit të një 39-vjeçari.

Ajo që duhet ditur është kjo: ekziston një mbulim i rrezikut të dëmtimeve dashakeqëse, mjafton që dëmtimi të kryhet nga palë të treta në mungesë të plotë të dijenisë së pronarit të veturës dhe si produkt bazë atë mund ta zgjidhni si rrezik brenda siguracionit KASKO.

Për të mbrojtur veturën tuaj nga çdo situatë e papritur, SIGAL Insurance Group ofron sigurimin KASKO, një sigurim vullnetar i mjetit motorik që mbulon dëmet e shkaktuara vetë mjetit nga rreziqet e zgjedhura nga klienti.

Një mjet me vlerë rreth 20,000 euro mund të mbulohet për dëmtime aksidentale, dëmtime në parkim, thyerje xhamash dhe akte dashakeqe, që përfshijnë vetëm mbulimet bazë të KASKO-s, për një çmim vetëm 50 euro në muaj me zonë mbulimi të gjithë Shqipërinë për një vit.

Ky sigurim është i rëndësishëm për çdo pronar mjeti që dëshiron të parandalojë humbje financiare nga veprime dashakeqe, siç ndodh shpesh kur automjeti qëndron i parkuar pranë shtëpisë apo vendit të punës dhe sulmohet me tritol nga palë të treta dashakeqëse.

Në varësi të kërkesës suaj, me KASKO në SIGAL mund të siguroni edhe këto rreziqe të tjera: zjarr, rrufe, eksplozion, katastrofë natyrore, vjedhje e pjesshme, dëmtim në parkim nga një mjet tjetër, AUTOSOS, GPS dhe mbulim preferencial edhe jashtë Shqipërisë.

Rreth dy milionë euro dëme në siguracionet KASKO dhe MINIKASKO paguan SIGAL IG për klientët e vetë, në kohë rekord, korrektesë dhe në përputhje me kontratat në fuqi dhe legjislacionin e sigurimeve vetëm në 10 muajt e parë të vitit 2025. 50 euro në muaj, për 1 vit siguracion KASKO dhe klienti përfiton dëmshpërblimin e dëmit në automjet të shkaktuar nga palë të treta.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat