Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, sigurimet e jetës në Shqipëri patën një rritje të përgjithshme prej 13.67% në tremujorin e parë të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Rritjet më të mëdha u regjistruan te: plani “cash” me +68.09%, jeta në grup me +22.73%, jeta e debitorit me +16.54% dhe paketa e jetës së kombinuar me +9.07%.
Ndërkohë, disa produkte patën rënie:
sigurimi i mbijetesës -0.31%, jeta me kursim -9.84%, Flex Plani -10.89%, sigurimi jetë dhe shëndet në udhëtim -10.74%, jeta e studentit -63.5%, ndërsa jeta e nxënësit dhe studentit ra me 100%.