17.5 C
Tirana
Tuesday, April 15, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregu sllovak i sigurimeve arriti një vëllim të primeve të shkruara bruto...

Tregu sllovak i sigurimeve arriti një vëllim të primeve të shkruara bruto prej 1.56 miliardë euro

Banka Kombëtare e Sllovakisë, NBS, publikoi statistikat e nëntëmujorit të parë të vitit 2024. Gjatë kësaj periudhe tregu sllovak i sigurimeve arriti një vëllim të primeve të shkruara bruto prej 1.56 miliardë euro, ose 6.96% më shumë se e njëjta periudhë e një viti me parë.

Sigurimet e Jetës, për të njëjtën periudhë u rritën me 3.5% në vit duke arritur në 578.7 milionë euro, ndërsa sigurimet e Jo-Jetës përbënin 982.85 milionë euro (ose 62.94% të vëllimit total të primeve të shkruara bruto.

Vlera e dëmeve të paguara nga siguruesit vendas u ul me 23.66% në terma vjetorë, duke arritur në 877.5 milionë euro, nga të cilat 391.8 milionë euro lidhen me dëmet në sigurimet e Jetës, pjesa e mbetur prej 485.7 milionë euro llogaritet nga dëmet e paguara për klasat e tjera të Jo-Jetës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat