20.5 C
Tirana
Thursday, September 25, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiTregu japonez i sigurimeve prezantohet me produktin e ri të sigurimit kibernetik

Tregu japonez i sigurimeve prezantohet me produktin e ri të sigurimit kibernetik

Tokio Marine Kiln (TMK), një nga siguruesit specialistë në Lloyd’s, ka nxjerrë në treg paketën e re të përmirësuar të produkteve “Cyber Ctrl”.

Këto janë produkte të dedikuara për mbrojtjen nga rreziqet kibernetike.

Produktet e reja përfshijnë mbulim të gjerë për teknologjinë, median dhe gabimet profesionale (E&O), si dhe versionin e përditësuar të produktit kryesor “Cyber Ctrl”.

Me këtë hap, TMK synon të zgjerojë segmentin e vetë të tregut në drejtim të rrezikut në fushën e sigurimeve kibernetike dhe të forcojë pozicionin si treg lider në Lloyd’s.

Përmirësimet e paketës përfshijnë shtimin e marrëveshjeve të reja sigurimi dhe heqjen e disa përjashtimeve.

Ndër risitë kryesore janë mbulimi i plotë për ndërprerjen e biznesit, përfshirë humbjet nga rrjeti i brendshëm apo ofruesit IT dhe jo-IT; krime moderne si mashtrimet me fatura, manipulimet financiare dhe “cryptojacking”; si dhe mbulimi i kostove për përmirësimin e sigurisë.

Përmes shtesave, TMK ofron gjithashtu mbulim për rreziqet e inteligjencës artificiale dhe dëmtimet e lidhura me kontaminimin e të dhënave apo ndërhyrjet në modelet e mëdha gjuhësore (LLM).

TMK, sipas Insurance Journal, përmes këtij hapi, si ofruese e sigurimit kibernetik që nga viti 2003, konfirmon rolin e saj si një nga lojtarët më të vjetër në këtë treg.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat