11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Tregu i sigurimeve vijoi trendin rritës"/ Kreu i AMF në Kuvend: 37%...

“Tregu i sigurimeve vijoi trendin rritës”/ Kreu i AMF në Kuvend: 37% e dëmeve në aksidente në 2023 u zgjidhën me marrëveshje

Gjatë vitit 2023, 37.6% të rasteve për dëmet e trajtuara janë zgjidhur me marrëveshje mes drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident, në rastet e dëmeve me vlerë deri në 30,000 lekë, duke sjellë njëkohësisht edhe reduktim të dokumenteve për praktikat e dëmeve.

Kjo praktikë u zbatua në kuadër të Raportit Europian të Aksidenteve (REA), si një nga risitë e ndryshimeve ligjore të vitit 2021″.

Të dhënat u bënë me dije nga Mimoza Kaçi, kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare gjatë raportimit në Kuvend.

Viti që lamë pas ka pasur zhvillime të rëndësishme për Autoritetin dhe ecurinë e tregjeve nën mbikëqyrje, të cilët vijuan një trajektore të stabilizuar zhvillimi dhe rritje, me tregues të mirë të shëndetit financiar”, deklaroi ajo.

Në fund të vitit 2023, totali i aseteve të tregjeve nën mbikëqyrje shënoi vlerën prej rreth 108 miliardë lekë, me një rritje prej 12% krahasuar me një vit më parë.

Në tregun e sigurimeve u shënua një përmirësim i mëtejshëm i treguesve financiarë kryesorë që monitorohen nga Autoriteti”, tha kreu i AMF-së.

Aktivet e tregut të sigurimeve u rritën me rreth 7 miliardë lekë, me një rritje prej 16% krahasuar me vitin 2022.

Po ashtu, tregu vijoi trendin rritës, ku në fund të vitit 2023 primet e shkruara bruto arritën në rreth 23 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 8.9%.

Rritje shënuan edhe dëmet e paguara bruto nga shoqëritë e sigurimit, duke arritur në 6.9 miliardë lekë.

Sipas Kaçit, gjatë vitit 2023, rezulton se rreth 75% e dëmeve të shkaktuara nga mjetet e pasiguruara, ose të paidentifikuara, janë trajtuar dhe paguar drejtpërdrejtë nga shoqëritë e sigurimit.

Ky parashikim ligjor ka ndikuar edhe në dëmet pezull të fondit të kompensimit të cilat në fund të vitit 2023, rezultojnë në numër 477 dëme dhe vlerë prej 843 milionë lekë.

Niveli i dëmeve pezull krahasuar me vitin 2022, ka pësuar rënie në numër me 137 praktika dëmesh dhe në vlerë me rreth 139 milionë lekë dhe duhet theksuar se pjesa më e madhe e dëmeve pezull janë në proces gjyqësor (64% të totalit).

Bazuar në kërkesat e reja rregullatore dëmet pezull në proces provigjohen nga shoqëritë e sigurimit, ndërsa ato të përfunduara janë pjesë e fondit të miratuar të vitit.

Për vitin 2023, pagesat e dëmeve objekt i fondit të kompensimit rezultojnë me një tejkalim prej 11.2%.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat