14.5 C
Tirana
Wednesday, November 5, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregu i sigurimeve të Kosovës, vijon rritja: Paguhen 20% dëme më tepër...

Tregu i sigurimeve të Kosovës, vijon rritja: Paguhen 20% dëme më tepër  

Tregu i sigurimeve në Kosovë, edhe gjatë periudhës së 9-mujorit të parë të vitit, janar-shtator 2025, shënoi zgjerim me 6.21% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Sipas të dhënave zyrtare të raportit 9-mujor të tregut të sigurimeve në Kosovë, nga Banka Qendrore e Kosovës, volumi i primeve të shkruara bruto arriti në 134.1 milionë euro, ose 7.84 milionë euro më shumë se një vit më parë. Megjithatë, numri i kontratave ka pësuar rënie me 6.9%, duke zbritur në 1,454,429 kontrata.

Në veprimtarinë Jo-Jetë, primet bruto arritën 128.2 milionë euro, me një rritje prej 6.27%, ndërsa numri i kontratave ra me 7.93%, në 1,392,428 kontrata.

Në sigurimin e Jetës, primet arritën në 5.9 milionë euro, me një rritje prej 4.84%, ndërsa numri i kontratave u rrit ndjeshëm me 24.61%, duke arritur 62,001.

Ndërkohë, dëmet e paguara nga kompanitë e sigurimit gjatë kësaj periudhe u rritën me 20.69%, duke kapur shifrën e 64.6 milionë eurove. Në total janë paguar 171,872 dëme, nga të cilat 171,259 i përkasin sigurimeve të Jo-Jetës dhe 613 sigurimeve të Jetës.

Të dhënat tregojnë një treg sigurimesh në zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë, me rritje të qëndrueshme të primeve dhe një nivel më të lartë të dëmshpërblimeve, që reflekton përmirësim në mbulimin dhe eficiencën dhe maturimin e tregut ndaj klientëve.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat