17.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Tregu i sigurimeve, tashmë i shëndoshë dhe i konsoliduar”/ Shoqata e Siguruesve:...

“Tregu i sigurimeve, tashmë i shëndoshë dhe i konsoliduar”/ Shoqata e Siguruesve: Por vazhdojmë të sigurohemi vetëm kur detyrohemi

Shqiptarët kanë paguar më shumë për të siguruar pronat, jetën, shëndetin dhe automjetet përgjatë gjysmës së parë të vitit.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, tregojnë se në 6 muaj, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit kapën vlerën  e 11,8 miliardë lekë, rreth 833 milionë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithashtu, numri total i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në mbi 699 mijë në fund të qershorit.

Por tendenca në rritje vjen si pasojë dhe e sigurimit të detyrueshëm. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zunë mbi 55.92% të totalit të tregut, duke lënë pas sigurimin vullnetar në rreth 44%.

Nga ana tjetër sigurimi vullnetar shënoi rënie me 5.2% krahasuar me 6 mujorin 2023. Të frikësuar nga situata aktuale në sezonin e verës, një ndër faktorët që ndikoi në sigurimin vullnetar është dhe sigurimi nga zjarret dhe fatkeqësitë.

Në përgjithësi tregu mbetet i orientuar tek sigurimet  e jo jetës të cilat sollën 91.31% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.64% dhe risigurimi me 0.048%.

Në një intervistë për A2 CNN, Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, Mimoza Hajdarmataj shprehet ndër të tjera se, tregu i sigurimeve në Shqipëri është tashmë i konsoliduar, si sa i përket primeve të shkruara ashtu edhe dëmeve të paguara.

 

“Tregu po shëndoshet. Mund të themi se është një treg i konsoliduar, qoftë edhe nga ana e marrjes në sigurim, qoftë edhe për dëmshpërblimit në rast se ngjarjet ndodhin. Kështu që le të themi se është një treg në rritje. Por jo aty ku duam të jemi duke marrë parasysh edhe alarmet e Bankës Botërore përsa i përket rrezikshmërisë së lartë me Shqipërinë që është e “shënjestruar” sa i përket katastrofave natyrore”.

 

Sa i përket Sigurimit vullnetar, gjatë 6-mujorit u shënua një rënie me 5.2% krahasuar me 6 mujorin 2023.

“Shqiptarët janë të pritur të sigurohen vetëm për produke që janë me detyrim. Siç është ai në transport, TPL e famshme. Sigurimi i Përgjegjësisë ndaj Palëve të Treta”.

 

Të frikësuar nga situata aktuale në sezonin e verës, një ndër faktorët që ndikoi në sigurimin vullnetar është dhe sigurimi nga zjarret dhe fatkeqësitë.

Për këtë arsye, sipas saj, teksa Shqipëria mbetet një vend i rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore, një ligj që e bën të detyrueshëm Sigurimin e Pronës, do të ishte i nevojshëm.

“Në momentin që themi se Shqipëria është një vend i rrezikuar absolutisht është i detyrueshëm një ligj bazë për ta bërë pse jo të detyruar. Sepse ne po e shohim një kulturë të trashëguar, shumë të cunguar, përsa i përket sigurimeve. Duke i konsideruar si taksë apo si përgjegjësi të shtetit për të na ndihmuar në rast se na ndodh fatkeqësia”.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat