11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregu i sigurimeve në Shqipëri për 5-mujorin 2024/ Jo-jeta vijon dominimin

Tregu i sigurimeve në Shqipëri për 5-mujorin 2024/ Jo-jeta vijon dominimin

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikon raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-maj 2024.

Sipas raportit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar – maj 2024 kapën vlerën 9,364 milionë lekë, ose 4.52% më shumë se në janar – maj 2023.

Gjatë 5-mujorit 2024, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 557,938  me një rritje prej 10.46% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.91% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 9.04% dhe risigurimi me 0.042% .

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.91% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.09% të totalit të tregut.

Gjatë muajit janar – maj 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,450 milionë lekë, ose 32.27% më shumë se në periudhën  janar – maj 2023.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën  janar – maj 2024 kapën vlerën 2,450 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 25.46% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar – maj 2024 arritën rreth 4,018 milionë lekë, 3.56% më pak se në periudhën  janar – maj 2023. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 1.45 % krahasuar me periudhën  janar – maj 2023.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar – maj 2024, patën një ulje me 8.12%  kundrejt muajit janar – maj 2023.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar – maj 2024 siguruan mbi 1,697 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 70.72%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 20.57% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar – maj 2024, vihet re një ulje prej 25.61% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 3.94% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën  janar – maj 2023.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar – maj 2024, arritën në rreth 609 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 10.17% në krahasim me periudhën  janar – maj 2023.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar – maj 2024, arritën rreth 847 milionë lekë, ose 19.28% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar – maj 2024 u rriten me 26.45 krahasuar me janar – maj 2023. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 1,975 milionë lekë, apo 70.00% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Raporti plotë KËTU

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat