1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregu i sigurimeve në Shqipëri, janar-shtator 2023/ Jo-Jeta 92.02% të vëllimit të...

Tregu i sigurimeve në Shqipëri, janar-shtator 2023/ Jo-Jeta 92.02% të vëllimit të përgjithshëm të primeve

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi ditën e sotme raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-shtator 2023.

Sipas raportit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për këtë periudhë kapën vlerën 17,033 milionë lekë, ose 9.85% më shumë se në janar-shtator 2022.

Gjatë 9-mujorit 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,093,347 me një rritje prej 11.41% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.02% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 7.91% dhe risigurimi 0.07 %.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.93% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.07% të totalit të tregut.

Gjatë muajit janar-shtator 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,918 milionë lekë, ose 3.05% më shumë se në muajin janar-shtator 2022.

Për të lexuar raportin e plotë klikoni KËTU.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat