Edhe pse jemi vende fqinje dhe ish shtete komuniste, Maqedonia e Veriut rezulton shumë më ndryshe nga Shqipëria sa i përket tregut të sigurimeve.
“Kultura” e dobët e shqiptarëve lidhur me sigurimet dhe “meraku” për të siguruar kryesisht automjetet me sigurimin që të kërkon polici në rrugë dhe jo ajo që të mbron në çdo situatë, reflektohet edhe në raportin më të fundit që publikon Agjencia e Mbikqyrjes së Sigurimeve në Maqedoninë e Veriut.
Sipas raportit në fjalë, kompanitë e sigurimit të jetës kanë paguar më shumë se 55,000 dëme në nëntë muajt e parë të këtij viti, çka do të thotë 29% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Rritja më e madhe e pagesave prej 90% është te sigurimet shëndetësore private, ndërsa te sigurimet e pronës vlera e dëmeve të paguara është 7.6 milionë euro ose 22.6 % më shumë se vitin e kaluar.
Siguruesit kanë arkëtuar 2,89 miliardë denarë (47 milionë euro) dëme nga kompanitë e sigurimeve për sigurime jo-jetë në nëntë muajt e parë të këtij viti.
Vlera totale e dëmeve të paguara për këtë periudhë është për 422 milionë denarë (6,9 milionë euro) ose 17% më e lartë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Gjithsej 11 shoqëri të sigurimit të jo-jetës në këtë periudhë kanë paguar 55,008 dëme, që është 20% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS).
Nga dëmet e pasurisë së siguruar (klasa më e madhe e sigurimit vullnetar) për këtë periudhë, të siguruarit kanë arkëtuar gjithsej 469,6 milionë denarë (7,6 milionë euro). Kjo është 22.6% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Kjo klasë sigurimesh në këtë periudhë ka një rritje relative (%) më të lartë të pagesave krahasuar me sigurimin e detyrueshëm të autopërgjegjësisë ndaj palëve të treta.
Treguesit e mësipërm janë një tjetër konfirmim i shëndetit financiar të shoqërive të sigurimeve dhe mirëmbajtja e tij është detyra themelore dhe më e rëndësishme e AMS-së.
Personat fizikë apo individët nga dëmet e pasurisë së siguruar në këtë periudhë kanë arkëtuar 198,4 milionë denarë (3,23 milionë euro), që është 11% më shumë se vitin e kaluar. Personat juridikë, kryesisht kompanitë, për dëme pasurore nga siguruesit kanë arkëtuar 271,2 milionë denarë (4,4 milionë euro) ose 33% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020.
Në klasën me rritje më të shpejtë – sigurimet shëndetësore private, kompanitë e sigurimeve paguan 90% më shumë se në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar.
Të siguruarit nga policat e tyre të sigurimit shëndetësor privat arkëtuan 143,6 milionë denarë (2,33 milionë euro).
Për sigurimin nga aksidentet (klasa më e madhe e sigurimit me mbi gjysmë milioni kontrata të lidhura) deri në fund të shtatorit, të siguruarit nga dëmet e raportuara kanë arkëtuar 333,2 milionë denarë (5,4 milionë euro), përkatësisht 18% më shumë para se vitin e kaluar.
Nga dëmet e automjeteve të siguruara me kasko në këtë periudhë të siguruarit kanë arkëtuar 366,2 milionë denarë (5,95 milionë euro) që është në nivel të njëjtë me vitin paraprak.
Në rastin e sigurimit të detyrueshëm ligjor nga autopërgjegjësia, shoqëritë e sigurimit deri në fund të shtatorit të këtij viti kanë paguar 1,26 miliardë denarë (20,54 milionë euro). Kjo është 19% më shumë, përkatësisht 203 milionë denarë (3,3 milionë euro) më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
Në bazë të dëmeve të mbuluara me karton jeshil, kompanitë e sigurimeve për nëntë muajt e parë kanë paguar 215 milionë denarë (3,5 milionë euro), që është për 2% më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar. /AMS