5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregu i sigurimeve në Bosnje tejkaloi pragun e gjysmë miliardë eurove gjatë...

Tregu i sigurimeve në Bosnje tejkaloi pragun e gjysmë miliardë eurove gjatë 2023/ “UNIQA” mes Top 3 kompanive

Në fund të vitit 2023, tregu i sigurimeve në Bosnje Hercegovinë arriti në 503.1 milionë euro (984 milionë BAM) ose11.7% më shumë në krahasim me vitin e kaluar, sipas shifrave më të fundit të tregut të publikuara nga AZOBIH – Agjencia e Sigurimeve të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Për sa i përket dëmeve të paguara, shuma e përgjithshme u rrit me 7.7% në terma vjetorë duke arritur në 219.6 milionë euro, nga të cilat 55.5 milionë euro dëmshpërblime në sigurimet e jetës dhe 164 milionë euro në ato të jo-jetës.

Vlera e primeve të shkruara bruto u rrit me 10.9% në 348.9 milionë euro, ndërsa siguruesit me bazë në Republika Srpska gjeneruan 154.2 milionë euro, me 13.6% më shumë se një vit më parë.

Primet e sigurimit të jo-jetës u rritën me 13.2% nga viti në vit në 401.1 milionë euro (784.5 milionë BAM), ndërsa primet në segmentin e sigurimeve të jetës u rritën me 6% në vit në 102 milionë euro (199.5 milionë BAM).

Nga produktet e sigurimit të jo-jetës, shumat më të mëdha të primeve i korrespondojnë sigurimit motorik, MTPL, 245,8 milionë euro dhe pasurisë 40,9 milionë euro.

Tre siguruesit më të mëdhenj në vend për sa i përket primeve janë FBiH ASA osiguranje (11.1% pjesë e tregut), ADRIATIC osiguranje (9.7%) dhe Uniqa osiguranje (8.1%).

Gjatë vitit të kaluar, në tregun e sigurimeve të Bosnjës operuan 25 kompani sigurimi: 11 sigurues me bazë në FBiH dhe 14 aktorë të tregut operonin në  Republika Srpska.

LEXO EDHE: Top News: SIGAL UNIQA, nr.1 i Sigurimeve në Shqipëri/ Mes “Top 50” në Evropën JugLindore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat