Sipas raportit të fundit Global Terrorism Risk Insurance Report 2026 nga Marsh, tregu global i sigurimeve kundër terrorizmit mbetet i qëndrueshëm dhe i fortë, edhe pse kërcënimet terroriste po bëhen më të ndërlikuara dhe të shpërndara.
Marsh, në këtë raport, thekson se kërcënimet moderne përfshijnë sulme të shpërndara, sulme kibernetike, dhunë politike dhe rreziqe të reja NBCR (bërthamore, biologjike, kimike dhe radiologjike).
Raporti evidenton incidente të fundit me ndikim të madh, si sulmi me kamion në New Orleans (2025) dhe sulmi i armatosur në Bondi Beach në Australi, si dhe sulmet kibernetike që kanë ndërprerë operacionet globale, duke treguar pasojat e drejtpërdrejta për njerëzit dhe bizneset.
Marsh nënvizon se policat individuale shpesh ofrojnë mbulim më të gjerë dhe siguruesit mund të ofrojnë kapacitete nga 1 deri në 4 miliardë USD për risk, në varësi të vendndodhjes dhe pozicioneve të siguruesve.
Kapitali total për tregun amerikan të sigurimeve dhe risigurimeve, përfshirë të gjitha rreziqet, u vlerësua në rreth 1,2 trilion USD në 2025.
TRIPRA, programi federal për sigurimin kundër terrorizmit, konsiderohet thelbësor për stabilitetin e tregut dhe skadon në fund të 2027.
Ekspertët e Marsh dhe Guy Carpenter theksojnë se partneritetet publike-private, duke përfshirë TRIPRA, forcojnë besimin e tregut, zgjerojnë mbrojtjen për siguruesit dhe rrisin reziliencën kombëtare ndaj kërcënimeve të shumanshme dhe në ndryshim të terrorizmit.




