8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregu i sigurimeve janar-nëntor 2023, raporti i AMF: Jo-Jeta zë 92% të...

Tregu i sigurimeve janar-nëntor 2023, raporti i AMF: Jo-Jeta zë 92% të totalit të primeve

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikon raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-nëntor 2023.

Sipas AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-nëntor 2023 kapën vlerën 20,521 milionë lekë, ose 8.38% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,322,512 me një rritje prej 10.84% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.94% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 8.00% dhe risigurimi 0.059 %.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.04% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.96% të totalit të tregut.

Gjatë muajit janar-nëntor 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve arritën në rreth 6,338 milionë lekë, ose 3.22% më shumë se në muajin janar-nëntor 2022.

RAPORTI I PLOTË

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat