16.5 C
Tirana
Monday, November 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregu i sigurimeve, janar-nëntor 2022/ Raporti i AMF: Mbetet i orientuar tek...

Tregu i sigurimeve, janar-nëntor 2022/ Raporti i AMF: Mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi pasditen e djeshme raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar-nëntor 2022 .

Sipas AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-nentor 2022 kapën vlerën 18,394 milionë lekë, ose 9.01% më shumë se në janar-nëntor 2021.

Gjatë periudhës janar-nentor 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,193,221 me një rritje prej 13.02% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.88% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.86%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.23% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.77% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar-nëntor 2022, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 6,140 milionë lekë, ose 2.31% më shumë se në periudhën janar-nëntor 2021.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-nëntor 2022 kapën vlerën 3,990 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 9.96% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-nentor 2022 arritën rreth 7,238 milionë lekë, 8.21% më shumë se në periudhën janar-nëntor 2021. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 11.00% krahasuar me periudhën janar-nëntor 2021.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-nentor 2022, patën një rritje me 5.20%  kundrejt periudhës janar-nëntor 2021.

LEXO EDHEDokumentari: “SIGAL UNIQA”, bashkëpunimi shqiptaro-austriak që shenjoi historikun e sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat