5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregu i fondeve të investimit rritet me 23%/ Asetet neto arrijnë në...

Tregu i fondeve të investimit rritet me 23%/ Asetet neto arrijnë në mbi 53 mld lekë, numri i anëtarëve në 34,411

Tregu i fondeve të investimit ka vazhduar zgjerimin në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), asetet neto të këtyre fondeve arritën në 53.2 miliardë lekë (duke përfshirë edhe fondet e investimeve alternative), në rritje me 5.8% krahasuar me fundin e vitit të kaluar dhe me 23% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vlera e aseteve megjithatë ngelet ende larg nivelit maksimal historik, që u arrit në vitin 2021, në vlerën e pothuajse 82 miliardë lekëve.

Një zhvillim i rëndësishëm është edhe rritja e vazhdueshme e numrit të anëtarëve në këto fonde.

Numri i anëtarëve në mesin e këtij viti arriti në 34 411, në rritje me 6.9% që nga fillimi i vitit 2024 dhe me 14.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Fondet e investimit në lekë i kanë përqendruar investimet e tyre sidomos në bono dhe obligacione të qeverisë shqiptare dhe në një masë më të vogël në mjete likuide (llogari bankare).

Në fund të tremujorit të dytë 2024, në treg ishin aktivë 16 fonde investimi, të administruara nga gjashtë shoqëri të ndryshme administruese.

Tregu dominohet nga fondet në monedhën vendase, që përbëjnë më shumë se 92% të vlerës neto të aktiveve të fondeve të investimit në instrumente financiare.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat