21.5 C
Tirana
Saturday, October 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTregtarët shqiptarë, më shumë drejt Azisë/ Pse nuk duhet neglizhuar "Sigurimi i...

Tregtarët shqiptarë, më shumë drejt Azisë/ Pse nuk duhet neglizhuar “Sigurimi i Mallit në Transport”

Edhe pse zhvlerësimi i euros ka goditur tregtarët shqiptarë, të cilët kryesisht eksportojnë mallra në vendet e Bashkimit Europian, kjo nuk i ndalon ata të gjejnë tregje të reja për të ofruar produktet e përpunuara në Shqipëri.

Tregtarët po gjejnë gjithnjë e më shumë rrugë alternative duke lidhur kontrata të reja me vende ku leku, në raport me valutën e vendit tjetër, ka një farë qëndrueshmërie.

Sipas INSTAT, përgjatë 9-mujorit të parë të vitit, Shqipëria ka rritur eksportet kryesisht me vendet në Lindjen e Mesme.

Me Izraelin, eksporti i mallrave gjatë periudhës janar-shtator 2024 arriti në 291 milionë lekë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, eksportet u trefishuan.

Gjithashtu, kanë shënuar rritje dhe vende të tjera të Azisë si Jordania, Mongolia, Nigeria, dhe Tajlanda.

Ky i fundit është vendi ku Shqipëria ka eksportuar më shumë mallra sipas Instat; nga 3.7 milionë lekë gjatë janar-shtatorit 2023, në plot 29 milionë lekë gjatë periudhës së vitit aktual. Shqipëria kryesisht eksporton drejt vendeve të Azisë veshje dhe këpucë.

 

PSE NEVOJITET SIGURIMI I MALLIT NË TRANSPORT

 

Me zhvillimin e tregtisë globale; qoftë në rrugë tokësore, detare apo ajrore, lëndët e para, mallrat dhe produktet e prodhimit tregtohen dhe transportohen si në vend, ashtu dhe nëpër botë, por gjithashtu ekspozohen ndaj shumë rreziqeve gjatë tranzitit.

Nëse diçka humbet, dëmtohet ose vidhet, kjo ndikon shumë shpejt në të gjithë zinxhirët e furnizimit dhe prodhimit dhe mund të shkaktojë dëme serioze financiare për kompanitë.

Ekziston edhe mungesa e sigurisë ligjore nëse mallrat tuaja zhduken ose dëmtohen në anën tjetër të globit.

SIGAL UNIQA, kompania lider e sigurimeve, ofron mbrojtje për kompanitë prodhuese dhe tregtare me sigurim të transportit nga të gjitha rreziqet dhe nga pasojat financiare të këtyre ngjarjeve me mbulimin e nevojshëm të detyrimeve të transportit.

 

NIVELET E MBULIMIT

Niveli i mbulimit “A”, përfshin të gjitha dëmet që pëson malli, të shkaktuara nga ngjarje që përcaktohen si të rastit, të paparashikuara, aksidentale dhe të papritura.

Niveli i mbulimit “B”, përfshin dëmet që i shkaktohen mallit nga: zjarri, eksplozioni, aksidente të mjeteve të transportit, shkatërrim i ngarkesës, etj.

Niveli i mbulimit “C”, përfshin dëmet që i shkaktohen mallit nga: zjarri, eksplozioni, aksidente të mjeteve të transportit (si në nivelin “B”), shpenzimet takuese të mallit përcaktuar prej Avarisë së Përgjithshme dhe Shpenzimet e Shpëtimit.

 

SIGAL UNIQA ka një eksperiencë të gjatë në Sigurimin e Mallit në Transport nga të gjitha rreziqet gjatë transportit:

• Tokësor

• Ajror

• Detar

Ndaj dhe është partneri ideal për suksesin e biznesit tuaj.

 

Doni më shumë informacione? Kontaktoni tani në:

Numër pa pagesë: 0800 31 31

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 0686062829

 

Ekipi i specialistëve të SIGAL UNIQA do t’ju ndihmojë të:

– Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve të SIGAL UNIQA

– Merrni një ofertë individuale

– Planifikoni një takim personal

– Zgjidhni shërbimin e duhur për ju

 

LEXO EDHEKompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat