14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTre viktima nga aksidentet rrugore në 4 ditët e fundit në Tiranë,...

Tre viktima nga aksidentet rrugore në 4 ditët e fundit në Tiranë, mes tyre edhe një 4-vjeçar

Tre aksidente me vdekje kanë ndodhur 4 ditët e fundit në Tiranë, ku mes personave që humbën jetën ishte edhe një fëmijë vetëm 4 vjeç.

Përplasja e 4-vjeçarit ndodhi më 6 janar, ndërsa ai është përplasur me makinë bashkë me babanë e tij në rrugën “Tiranë-Fushë Krujë”.

Policia njoftoi për arrestimin e drejtuesit të mjetit Erjon Skënderi, 38-vjeç.

LEXO EDHE: Shëndeti dhe Aksidente/ AMF: SIGAL UNIQA më e besuara dhe ajo që paguan më shumë

Ndërkohë, në pranga ka rënë edhe 23-vjeçari Aris Berberi, i cili po më datë 6 janar përplasi për vdekje një 60-vjeçar në afërsi të TEG-ut.

Po ashtu një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën “Ali Shefqeti” në Tiranë, ku 21-vjeçari Erlis Beqja ka përplasur për vdekje një këmbësore, L. Gj., 60 vjeçe.

Ndërkohë, edhe për këtë rast, policia njofton se, i riu është vënë në pranga.

LEXO EDHE: Kërcënim i sigurisë kombëtare/ Nga rrugët te celulari dhe këmbësorët, shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore në Shqipëri

Sipas shifrave zyrtare të Policisë së Shtetit, gjatë vitit 2023 janë regjistruar 1228 aksidente të rënda rrugore ku 191 persona kanë humbur jetën dhe 187 të tjerë janë plagosur rëndë.

Ndërkohë prej vitit 1992 kanë humbur jetën si pasojë e aksidente rrugore 8,274 persona dhe rreth 15,000 të tjerë kanë mbetur të dëmtuar.

Sipas statistikave, 65% e aksidenteve rrugore ndodhin si pasojë e faktorit njerëzor.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat