20.5 C
Tirana
Tuesday, March 24, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiTre të vdekur në Vlorë: Apel për drejtuesit e automjeteve

Tre të vdekur në Vlorë: Apel për drejtuesit e automjeteve

Dy ditë më parë, aksidenti automobilistik në periferi të Vlorës rezultoi fatal: 3 viktima.

Sigurime.Online shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe solidaritet të plotë me të gjithë të prekurit.

Sigurime.Online nga pozitat e një portali të specializuar në informacionin e sigurimeve dhe risigurimeve, Sigurime.Online, i bashkohet apelit të Shoqatës së Siguruesve Shqiptarë, në tre linjat e mesazhit të vetë solidarizues për ngjarjen:

  1. Masat parandaluese në segmentet më problematike, të forcohen kontrollet dhe zbatimi i rregullave të qarkullimit, si dhe të shtohen investimet në sigurinë rrugore dhe edukimin e drejtuesve të mjeteve.
  2. Përmirësimi i sistemit të ekspertizës së aksidenteve, në mënyrë që çdo rast të trajtohet me profesionalizëm dhe drejtësi, duke shmangur konkluzione të gabuara.
  3. Rëndësia e sigurimit, si siguri financiare për veten dhe familjet sa herë aksidente të tilla ndodhin.

Sigurime.Online u bën apel drejtuesve të automjetëve të tregojnë kujdes dhe vëmendje të shtuar, veçanërisht në akset problematike, si edhe zbatim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor.

Çfarë na mësojnë sigurimet për rastin? 

Tre persona humbën jetën në një aksident tragjik në periferi të Vlorës, ku u përplasën dy automjete qytetaresh.

Së pari, përcaktimi i fajësisë nga organet hetimore dhe ekspertiza rrugore është vendimtar. Ai përcakton dinamikën dhe për rrjedhojë përgjegjësitë dhe fajësinë në aksident. Prej saj, përcaktohet nëse janë përfitues ose jo dhe nëse po, varet masa dhe mënyra e kompensimit nga kompanitë e sigurimit. Edhe nëse njëri nga mjetet nuk ka patur sigurimin TPL, familjarët mund t’i drejtohen Byrosë për dëmshpërblim.

Së dyti, nëse çdo automjet ka patur sigurim të detyrueshëm të përgjegjësisë civile (TPL), që mbulon dëmet ndaj palëve të treta, përfshirë humbjen e jetës, me t’u zbardhur të plota rrethanat e aksidentit, familjarët e viktimave kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim sipas ligjit.

Së treti, në çdo aksident, rëndësi kanë edhe siguracionet shtesë. KASKO dhe MINIKASKO që mbulon dëmet në mjetin shkaktar, nëse aksidenti ka ndodhur brenda kushteve të parapra nga kontratat siguruese. Siguracioni i shëndetit nga aksidentet, që dëmshpërblen deri në 3 mln Lekë për humbje jete apo paaftësi të plotë për drejtuesin shkaktar, apo 150,000 Lekë shpenzime spitalore, sepse si drejtues mjeti shkaktar, nuk mund të përfitojë mbulim nga TPL-ja e mjetit të tij.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat