5.5 C
Tirana
Tuesday, February 24, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTre siguracionet që duhen njohur për kërkesë llogarie sa herë shemben ura,...

Tre siguracionet që duhen njohur për kërkesë llogarie sa herë shemben ura, rrugë dhe projekte publike

Rruga Librazhd–Pogradec mbetet e mbyllur për shkak të rrëshqitjeve të reja të dheut në Arrat e Gurres, ndërsa po kryhet rivlerësim gjeologjik dhe qarkullimi lejohet vetëm i kufizuar në rrugë alternative; kamionët kalojnë nga Qafë Thanë. Qafa e Plloçës tanimë u bë e zakonshme në media për rrëshqitjet e shumta të dherave, pas inaugurimit. Shqetësimet qytetare lidhen me rritjen e kostove të investimeve publike dhe ndikimin e tyre mbi borxhin publik. Një qytetari aktive është e lidhur me kërkesa për më shumë llogaridhënie. Ajo që duhet ditur nga qytetarët është se përdorimi më me zgjuarësi i sigurimeve në projektet publike, garanton investimin e buxhetit të shtetit, garanton zbatuesin e projektit dhe po ashtu, garanton qytetarin.

Roli i sigurimeve

Shembjet apo dëmtimet e urave dhe rrugëve brenda një periudhe më të shkurtër se 10 vjet nxjerrin në pah qartë neglizhencë, gabime projektimi ose mosveprim nga arkitektët, inxhinierët konstruktore dhe inxhinierët e zbatimit gjatë ushtrimit të detyrës profesionale.

Në kushte normale, vepra të tilla infrastrukturore projektohen për një jetëgjatësi 50–80 vjet sipas standardeve të ndërtimit, ndaj çdo problem serioz që shfaqet në vitet e para lidhet zakonisht me cilësi të dobët ndërtimi dhe devijim nga standardet teknike.

Pikërisht për të minimizuar këtë rrezik, në vitin 2019 qeveria miratoi VKM nr. 693, e cila kërkon sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë së ndërtuesit për 10 vjet për defekte të fshehura përpara marrjes së certifikatës së përdorimit.

Megjithatë, deri më tani, zbatimi i kësaj VKM-je është kufizuar kryesisht te pallatet e banimit, ndërkohë që duhet të përfshijë çdo vepër publike dhe private, si shkolla, kopshte, ura, rrugë, ujësjellës-kanalizime dhe çdo ndërtim tjetër me ndikim publik.

Moszbatimi praktik i këtij detyrimi nga institucionet përgjegjëse, si Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Ministria e Infrastrukturës, ka bërë që dëmet nga defektet ndërtimore të përballohen nga buxheti i shtetit dhe në fund nga taksat e qytetarëve, në vend që kostot të mbuloheshin nga siguruesit sipas kontratave përkatëse.

Nëse VKM-të do të zbatoheshin plotësisht, kompania e sigurimit do të mbulonte riparimet dhe përgjegjësitë financiare, duke ulur barrën publike dhe duke rritur llogaridhënien në sektorin e ndërtimit.

Në këtë kuadër, tregu vendas i sigurimeve ka kapacitet të ofrojë produkte që mbulojnë rreziqet gjatë fazës së ndërtimit dhe operimit të veprave infrastrukturore, duke garantuar mbrojtje financiare dhe cilësi më të lartë zbatimi.

Për rrjedhojë, zbatimi konsekuent i sigurimit të përgjegjësisë në ndërtim mbetet një instrument kyç për të parandaluar përsëritjen e dëmeve, për të mbrojtur interesin publik dhe për të rritur standardet profesionale në sektor.

Sigurimet që do të aktivizoheshin sikur të ishin blerë

Në ngjarje si kjo, qytetari duhet të dijë se kostoja në xhepat e tij dhe në fondet publike, do të mund të minimizohej pasi ekzistojnë sigurime, që nëse do të ishin blerë nga zbatuesit dhe marrësit në dorëzimt të projektit, kostoja sot do t’i kalonte e gjitha kompanive të sigurimit.

Tre siguracione do ta mitigonin këtë risk. Mitigimi i risqeve nënkupton tërësinë e masave që merren për të ulur probabilitetin që një rrezik të ndodhë ose për të zvogëluar pasojat e tij nëse ndodh.

Tre siguracionet që do ta mitigonin riskun, që do ta zhbënin ndikimin e saj në buxhet të shtetit dhe në ekonominë e qytetarëve shqiptarë janë:

  1. Sigurimi i përgjegjesisë 10-vjeçare të ndertuesit sipas VKM 693
  2. Përgjegjësia profesionale e arkitektit dhe inxhinierit
  3. Përgjegjësia profesionale e supervizorit, por me një mbulim deri në 15% të veprës dhe jo ashtu sic e kane percaktuar ne VKM e supervizoreve

Pyetjet që qytetarët duhet të ngrenë janë këto: A ishin blerë këto polica sigurimi? Nëse jo, pse?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat