Durrësi, Elbasani dhe Dibra konsiderohen si pjesa më e rrezikuar nga tërmetet në vendin tonë.
Detajet i përcolli sizmiologu Edmond Dushi në një intervistë për Klan News
“Mund të themi që pjesë jugperëndimore e vendit për shkak të tërmeteve autoktonë/historikë, që janë aty dhe aktivitetit të vazhdueshëm tektonik që ka, ka vlera të theksuara të rrezikut sizmik. Ndërkohë pothuajse pjesa dërrmuese e zonës së kontaktit ku përfshihet Durrësi, Tirana dhe një pjesë e qyteteve që janë në këtë zonë kanë vlera mbi 03g ose 30 përqind të nxitimit të rënies së lirë që merret si kriter bazë për vlerësimin e rrezikut sizmik. Pra do të thotë që këto zona tashmë janë, nëse do ndërtohet me këtë standard, do të jenë më të mbrojtura në raport me dukuritë sizmike që alokohen në këtë rajon”.
Sizmologu tregoi edhe dy zonat ku aktiviteti sizmik është i ulët.
“Pothuajse i gjithë territori i vendit, me përjashtim të zonave të Alpeve dhe zona verilindore të thella, të cilat rezultojnë historikisht pa aktivitet të theksuar sizmik meqenëse janë dhe më pak aktive në kuptimin tektonik sesa zonat e tjera të territorit të vendit”.
Po a ka një cikël të përsëritjes së lëkundjeve të forta të tërmetit?
“Sigurisht që ka një cikël, tërmeti është një dukuri i paparashikueshme, por periodike, ciklike. Do të thotë përgjatë zonave aktive ku ka ndodhur në të kaluarën tërmete pritet që të ndodhin në të ardhmen. Kur kemi një historik pastaj të monitorimit të tyre ne e kemi më të qartë në aspektin statistikor sesi është ky cikël. Për territorin e vendit, me studimet e para viteve 2000-2002, mund të themi që mund të kemi njëlloj periodiciteti 30 deri në 40 vjet, të përsëritjes së lëkundjeve, të periudhave me aktivitet të lartë sizmik, ku nuk përjashtohen dhe tërmetet e fortë. Kjo ka qenë evidente dhe për shkak të historikut. Mjaftojnë vitet 60-80 ne kemi pasur disa tërmete të fuqishme në territorin e vendit që kanë ndodhur në zona të caktuara”.
LEXO EDHE: Frika nga tërmete të tjera, ‘bum’ kërkesash për sigurime në Turqi
Tërmeti dhe çdo fatkeqësi natyrore nuk bën ndarje individuale, politike, shoqëror dhe as gjeografike. Ai godet në mënyrë të befasishme. Ndaj Sigurimi i Pronës suaj nga ngjarje të tilla duhet të jetë prioritet.
SIGAL UNQIA Group Austria është pjesë e një prej grupeve më të mëdha financiare në Europë, siç është “UNIQA Insurance Group”, por bashkëpunon edhe me partnerë të tjerë, më të mëdhenj në botë në fushën e risigurimit si UNIQA RE, Swiss Re dhe Munich Re, të cilat kanë ndërtuar një portofol mbulimi për të gjitha këto rreziqe, në çdo zonë kadastrale të Shqipërisë.
Besohej se tërmeti i vitit 2019 do të sillte reflektim lidhur me mënyrën se si do të administrohej rreziku ekonomik nga katastrofat natyrore. Por, as shteti dhe as qytetarët duket se nuk kanë mësuar shumë nga mësimi i hidhur i tërmetit të 2019, për nevojën e minimizimit të rrezikut financiar nga fatkeqësitë natyrore.
Sa kushton Sigurimi i Pronës nga tërmetet dhe fatkeqësitë natyrore?
Në SIGAL UNIQA Group Austria ajo nis nga vetëm 5,000 Lekë në vit.
Sigurimi i Pronës, vetëm një klik larg
Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon ishte ndër të parat kompani në vendin tonë që ofruan shërbimin e blerjeve online të siguracioneve, i cili vijon të rritet me ritme shumë të shpejta.
Kushdo që do të blejë sigurimin e pronës ka mundësinë ta bëjë pa qenë nevoja të paraqitet në një zyrë të SIGAL, vetëm me një klikim.
Hyni në https://sigal.com.al/online/ dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.
Mos i lini asgjë rastësisë! Siguroni tani shtëpitë tuaja sepse asgjë nuk është e sigurt, përveç sigurimeve…
Për më shumë informacione, klikoni në www.sigal.com.al
Ose shkruani në Whatsapp: 068 606 2829 ose E-mail: [email protected]