Në këto muaj të nxehtë të verës, ku fluksi i turistëve po dyndet drejt hoteleve, tre janë sigurimet në SIGAL që mund të jenë të barazvlefshme me një CERTIFIKATË NDERI, që mund ta shquajë, t’i jap prestigj e vlerë të shtuar kompanisë suaj:
- SIGURIMI I PRONËS
- SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË PUBLIKE
- SIGURIMI I STAFIT NGA AKSIDENTET
Falë këtyre tre sigurimeve, çfarëdo i ndodh godinës nga tërmetet, zjarret, përmbytja, eksplozionet, çfarëdo dëmtimi pëson klienti, çfarëdo aksidenti pëson punonjësi gjatë punës, përgjegjësinë e tyre financiare e merr përsipër kompania e sigurimeve dhe biznesi ruan stabilitetin dhe rikthehet në normalitetin dhe gjendjen e mëparshme financiare në kohë rekord.
Një kompani turistike telefonon hotelin ku, aktori i mirënjohur Julian Deda luan rolin e recepsionistit.
Kompania turistike, sipas standardeve Perëndimore, dëshiron të dijë nëse hoteli i ka këto tre sigurime, sepse çdo hotel serioz tregon përgjegjësi për pronën, përgjegjësinë dhe stafin e vetë.