Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Kamzës, ku gjyshi ka përplasur për vdekje, aksidentalisht, nipin e tij 2 vjeç.
Shtetasi P. M. ishte duke ecur mbrapsht me automjet, në oborrin e banesës së tij dhe nuk e ka parë të miturin që ishte aty.
Si pasojë e përplasjes i mituri ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë.