Trafiku i pasagjerëve në Europë është rikuperuar pothuajse plotësisht nga pandemia e Covid-19, njofton Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI).
Pavarësisht se ishte -1,7% nën nivelet e pandemisë në muajin tetor, trafiku i pasagjerëve shënoi një rritje prej 11,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Drejtori i Përgjithshëm i ACI Europe, Olivier Jankovec, vuri në dukje vrullin e fortë drejt rimëkëmbjes së trafikut të pasagjerëve në aeroportet europiane në tetor, pavarësisht një rritjeje prej 36.5% të biletave ajrore dhe tensioneve të rritura gjeopolitike nga konflikti në Izrael.
Aeroportet rajonale dhe më të vogla vazhduan të tejkalojnë nivelet e trafikut të pasagjerëve para pandemisë në tetor, duke demonstruar një rritje mbresëlënëse prej +9.1%.
Ndërsa trafiku i pasagjerëve në pesë aeroportet kryesore evropiane – London Heathrow, Stamboll, Paris-CDG, Amsterdam Schiphol dhe Frankfurt – u rrit me 14.6% krahasuar me tetorin 2022.
Megjithatë, ai mbeti 5% nën nivelet para pandemisë.
Aeroportet me performancën më mbresëlënëse ishin ato të vendosura në tregjet në zhvillim të aviacionit, duke përfituar nga ndryshimet në modelet e trafikut që rezultojnë nga konflikti në Ukrainë, si Uzbekistani (+139 për qind), Armenia (+66%), Kazakistani (+51%), dhe/ose nga stimulimi i transportuesit me kosto ultra të ulët (ultra low-cost), si Shqipëria (+134%).
Ndërsa midis vendeve të BE-së, performanca dukshëm të lartë, duke u mbështetur në turizmin hyrës dhe trafikun VFR*, Islanda shënoi një rritje prej 25%, e ndjekur nga Greqia me 21%, Sllovenia me 20% dhe Portugalia me 16%.
Në tregjet kryesore europiane kryesuan Italia (+8%) dhe Spanja (+8%), të dyja të varura nga turizmi. Ata u pasuan nga Mbretëria e Bashkuar (-2%), Franca (-3%) dhe Gjermania (-16%).
Megjithatë, jo të gjithë aeroportet përjetuan rritje të trafikut të pasagjerëve.
Me përjashtim të Ukrainës, e cila përjetoi një humbje të plotë të trafikut ajror tregtar që nga shkurti 2022, aeroportet në vendet e mëposhtme mbetën shumë më larg arritjes së rimëkëmbjes së plotë, si: Izraeli (-49%), Finlanda (-32%), Suedia (-22%). Sllovakia (-20%) dhe Republika Çeke (-18%).
Muajin e kaluar, ACI Europe zbuloi gjithashtu se trafiku i pasagjerëve nëpër aeroportet europiane u rrit me 12.1% në tremujorin e tretë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.