15.5 C
Tirana
Friday, June 6, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTradita shqiptare, zgjidhja evropiane: SIGAL sjell produktin novator TPL Plus

Tradita shqiptare, zgjidhja evropiane: SIGAL sjell produktin novator TPL Plus

Ngritja e një gote për shëndet në një dasmë, gosti apo pritje ka krijuar një institucion të pashkruar kulturor mes shqiptarëve: “institucionin e dollisë”.

Në raste gëzimi quhet “dolli” dhe rregullat janë të qarta, madje edhe aktorët, edhe rolet e tyre.

Në raste hidhërimi, si formë bashkëndarjeje të dhimbjes me familjen e prekur, sipas krahinave dhe zakoneve të ndryshme, të shërbyerit raki është po ashtu e pranishme.

Tradita e pashkruar kërkon që, edhe nëse nuk pihet, një sasi simbolike të përcillet në shenjë nderimi.

Nga pikëpamja shkencore, edhe përcjellja me një sasi të vogël e simbolike alkooli, mjafton për të ndikuar në nivelin e alkoolit në gjak.

Përvoja e gjatë e SIGAL në tregun e sigurimeve ka identifikuar raste klientësh që edhe pas një konsumimi minimal, fare minimal, shpesh vetëm për hir të traditës, si drejtues mjeti të përfshihet në një aksident rrugor po atë ditë të rastësisë fatkeqe.

Në sytë e punonjësit të policisë që përpilon raportin, çdo drejtues që nuk e ka 0.00 mg alkool për litër gjaku treguesin e tij, konsiderohet drejtues mjeti nën ndikimin të alkoolit.

Përdoruesi i mjetit raportohet nën ndikim alkooli edhe nëse nuk është i dehur.

Si rregull, në raportin policor të aksidentit përdoruesi i mjetit raportohet nën efekt alkooli edhe nëse aksidenti nuk është shkakësisht i lidhur me përdorimin e alkoolit.

Sipas Kodit Rrugor, legjislacioni shqiptar klasifikon nivelin e alkoolit në gjak dhe përcakton masat si më poshtë:

  • Deri në 0.3 g/l:
    • Gjobë nga 5,000 deri në 15,000 lekë
    • Në përsëritje brenda vitit: zbritje prej 10 pikësh nga leja e drejtimit
    • Për drejtues të rinj (me më pak se 3 vjet përvojë), shoferë taksish, transport publik ose mjete mbi 3.5 tonë: pezullim i lejes për 3 deri në 6 muaj
  • Nga 0.3 deri në 0.5 g/l:
    • Gjobë nga 10,000 deri në 20,000 lekë
    • Pezullim i lejes së drejtimit për 3 deri në 6 muaj
    • Në përsëritje: zbritje prej 10 pikësh nga leja e drejtimit

Në këtë kontekst, SIGAL Insurance Group ka menduar një produkt novator, që përqas traditën shqiptare me zgjidhjet evropiane, TPL Plus.

Ky është një produkt sigurimi që reflekton realitetin kulturor shqiptar dhe njëherësh përforcon besnikërinë e SIGAL ndaj klientëve të vetë.

TPL Plus nuk përzjehet në asnjë gërmë të përgjegjësisë administrative të drejtuesit të mjetit si shkelës i Kodit Rrugor. 

Si shkelës i Kodit Rrugor apo, në rast dëmesh shëndetësore, i ngarkuar me përgjegjësi Penale, drejtuesi i mjetit i ka të gjitha përgjegjësitë individuale dhe si të tilla i mbeten t’i përballojë e të mbrohet ligjërisht përmes një avokati.

TPL Plus mbulon vetëm dëmet materiale deri në 1 milion lekë  kur drejtuesi i mjetit ka konsumuar alkool në nivele më të ulëta se 0.5 mg/l.

Ky trajtim është i mundur për një policë shtesë sigurimi, që kushton vetëm 3,000 lekë të reja në vit.

Me TPL Plus, SIGAL ndërthur respektin për traditën me standardet evropiane të sigurimit dhe përcjell një tjetër shenjë të qartë besnikërie dhe gatishmërie për ta ndarë riskun me klientët e vetë.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat