Në SIGAL, dokumentacion i plotë në rast dëmi, të siguron vlerën e plotë të dëmit në kohë reale.
9 milionë euro në 6 muajt e parë të vitit 2025 është vlera totale që SIGAL u ka paguar për dëmet, sipas raportit zyrtar të AMF.
Shpesh, klientët neglizhojnë ose vonojnë në përgatitjen e dokumentacionit.
Ky artikull synon të apelojë me TË MADHE, se dokumentacioni ka rëndësi të dorës së parë.
Nëse kërkon të jesh përfitues DËMI në SIGAL, dokumentacioni është ky:
- Kërkesë për dëmshpërblim
- Procesverbal i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore për ngjarjen ose vendimi i formës së prerë i gjykatës (Vendimi i Prokurorisë për ngjarjen), kur në aksident rezultojnë dëme shëndetësore,
- Raporti Evropian i Aksidenteve, REA (i vlefshëm për deme me vlerë deri në 30.000 leke), pa qenë nevoja për të pritur raportin policor
- Foto të mjeteve/objektit të përfshirë në aksident ku të dallohen qartë targat e mjeteve te perfshira
- Dokumentacioni i mjetit shkaktar së bashku me dëshminë e aftësisë për drejtimin e mjetit
- Dokumentacioni i mjetit të dëmtuar ose dokumentacioni i pronësisë së objektit të dëmtuar
- Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit
- Autorizim përfaqësimi për të kryer procedurat
- Çdo dokument tjetër që të është kërkuar nga sigurues
Nëse këtë dokumentacion e ke gati pasi ke pësuar dëm, vlera e dëmit do të kalojë nga SIGAL në kohë rekord te ju.