17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesore"Toyota Corolla" e vitit 1993 kalon 2 milionë kilometra dhe nuk ka...

“Toyota Corolla” e vitit 1993 kalon 2 milionë kilometra dhe nuk ka ndërmend të ndalet

Toyota Corolla e vitit 1993 e një qytetari në Zelandën e Re ka kaluar më shumë se 2 milionë kilometra dhe makina ende funksionon me efikasitet maksimal.

Graeme Hebley, 72 vjeç, vuri re se kishte arritur “pikën historike” në mars të këtij viti dhe beson se makina e tij, me ritmin aktual, ka të ngjarë të “mos vdesë kurrë”.

Ai e bleu automjetin në vitin 2000 kur Corolla kishte vetëm 80,000 kilometra në kroskot.

Hebley, i cili ka punuar si kontraktues i shpërndarjes së gazetave që nga viti 1968, e arriti kilometrazhin shpejt përmes punës së tij.

Ai udhëton me makinë nga Wellington në në ishullin verior të vendit, New Plymouth, një rrugë që zgjat 4 orë e 45 minuta vetëm në një drejtim.

Kështu, Toyota Corolla e tij, e cila ka ende motorin dhe transmisionin origjinal, udhëton pothuajse 5000 kilometra çdo javë pune.

Për të mbajtur gjithçka nën kontroll, zoti Hebley kryen servisin e makinës së tij çdo dy javë.

Dhe mekaniku John Sherman konfirmoi rekordin, pasi është personi që i ka bërë kontrollin e veturës për disa vite.

Ai pretendoi se nuk kishte parë kurrë asgjë afër distancës që ka kaluar Corolla, duke kujtuar se më e afërta ishte një makinë që kishte bërë 700,000 kilometra.

Por Hebley është ende duke bërë udhëtimet e tij të gjata nëpër ishullin e Veriut të Zelandës së Re çdo javë, duke thënë se nuk ka në plan të ndalojë së shpejti.

10 makinat me jetëgjatësinë më të madhe

Pak ditë më parë, mediat ndërkombëtare, publikuan një studim të “iSeeCars” mbi automjetet më jetëgjata në treg ku pjesën kryesore të tyre e zinin pikërisht modelet “Toyota”.

Rezultati erdhi si pasojë e një studimi tek mbi 2 milionë automjete në 20 vjet.

Blerësit vlerësojnë shumë besueshmërinë e shtëpive automobilistike dhe janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndikimit që reputacioni ose besueshmëria që mund të ketë në markën e tyre”, deklaroi pjesëmarrës në studim.

Ku mund ta gjeni Toyota-n në Shqipëri?

“Toyota Albania ALTO Sh.p.k” është përfaqësues i vetëm zyrtar i gjigandit japonez në Shqipëri.

Filozofia jonë bazohet në shërbimin profesional ndaj klientit, duke nisur me prezantimin e automjeteve në sallon, dhënien e informacioneve të detajuara për çdo model, ofrimin e mjeteve Test Drive, asistenca pas shitjes dhe kryerja e të gjitha shërbimeve në kohën e duhur dhe mbi të gjitha “Toyota Albania – Alto Sh.p.k” është e vetmja kompani në Shqipëri që ofron automjete me garanci 10 vjet”, shprehen drejtues të kompanisë.

LEXO EDHEE vetmja markë me 10 vite garanci/ Ambasadori i Japonisë viziton showroom-in e “Toyota Albania”

Por cilat janë mundësitë e blerjes?

“Toyota Albania – Alto Sh.p.k.” bashkëpunon me të gjitha bankat e nivelit të dytë dhe institucionet financiare që operojnë në Republikën e Shqipërisë.Kjo u jep mundësinë klientëve të kenë gjithmonë një automjet të ri duke paguar përmes ofertave financiare,të personalizuara sipas profilit, apo kërkesave specifike të tyre.

“Toyota Albania – Alto sh.p.k” i ofron të gjithë klientëve të saj të cilët kanë një automjet Toyota vlerësimin maksimal për automjetin e përdorur  që ata kanë ,duke i ofruar mundësinë  ta zëvendësojnë atë me një automjet të ri”.

Servisi i autorizuar “Toyota”

“Nuk mund të lëmë pa përmendur dhe një nga pjesët më të rëndësishme të ofertës tonë për konsumatorin shqiptar.

Servis i autorizuar ”Toyota”, cka do të thotë që në servisin tonë konsumatorit i ofrohet i njëjti shërbim dhe cilësi shërbimi si në çdo pikë tjetër “Toyota” në Europë.

Përveç çdo servisi të specializuar mekanik, xhenerik, elektrik, kontroll me banko provë, servis i plotë për lyerje, ku zëvendësimi i pjesëve të konsumuara bëhet vetëm me pjesë origjinale, pranë servisit tonë do të merrni shërbim të specializuar dhe për diagnostifikimin e gjendjes së baterisë hybride.

Jemi i vetmi servis ku për automjete nën 10 vite të përdorura dhe  deri në 185.000 km ofrojmë per automjetin 1 vit garanci shtese nese kryheni  shërbimin tek ne”.

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës Km 5

Webwww.toyotaalbania.al  

Cel: 069 20 81 552

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat