11.5 C
Tirana
Wednesday, November 12, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTop News: Diskutohet në parlament për shtyllën e dytë, SIGAL Invest spikat...

Top News: Diskutohet në parlament për shtyllën e dytë, SIGAL Invest spikat në norma kthimi të investimit dhe besueshmëri në shtyllën e tretë të pensioneve

Në një nga temat e trajtuara nga Top News, në edicionet informative të ditës së djeshme, njoftohej se është hapur së fundmi diskutimi publik për shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve në Shqipëri, pas zhvillimeve të fundit në Kuvend gjatë shqyrtimit të projektbuxhetit 2026.

Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë pati kërkuar gjatë raportimit në Kuvend për buxhetin e ardhshëm vjetor, që qeveria të rishikojë skemën aktuale të pensioneve, me qëllim që të ulet varësia nga buxheti i shtetit dhe të nxitet zhvillimi i fondeve private të investimeve dhe pensioneve. Sipas Bankës, ndryshimet demografike pritet të rrisin presionin mbi sistemin ekzistues, ndaj kërkohej forcimi i shtyllës së dytë (asaj të detyrueshme) dhe shtyllës së tretë, që funksionon mbi baza vullnetare.

Shembujt nga rajoni tregojnë suksesin e këtij modeli: në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci, shtylla e dytë e detyrueshme ka akumuluar mbi 5 miliardë euro fonde, duke garantuar pensione shtesë që arrijnë deri në 400–500 euro në muaj dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen ekonomike. Ndërkohë në Shqipëri, sistemi vijon të mbështetet kryesisht në shtyllën e parë shtetërore, ndërsa shtylla e tretë – ajo private – po fiton terren, me mbi 100 mijë anëtarë dhe ritme të qëndrueshme rritjeje.

Në këtë treg, kronika me të drejtë theksonte se SIGAL Invest spikat si operatori lider në përvojë dhe norma kthimi, duke u kthyer në një pikë referimi për siguri, profesionalizëm dhe përfitueshmëri. Fondet e saj investohen me kujdes në bono thesari dhe instrumente të garantuara, duke siguruar norma të larta fitimi dhe lehtësira fiskale deri në 480.000 lekë në vit.

Përveç kësaj, investimet në fondet e SIGAL Invest përfitojnë trashëgueshmëri të plotë, raportim në kohë reale dhe mundësi daljeje në pension pesë vite më herët.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe mundësisë së emigrantëve shqiptarë, të cilët përbëjnë një burim të rëndësishëm kursimesh për ekonominë. Për ta, SIGAL Invest ofron mjetin më të sigurt për kthimin e remitancave në investime afatgjata dhe fitimprurëse.

Në terma praktikë, kombinimi i kontributeve në pensionin shtetëror me një fond privat pranë SIGAL Invest u jep qytetarëve mundësinë të sigurojnë të ardhura mujore deri në trefish më të larta në krahasim me ata që mbështeten vetëm në sistemin shtetëror.

Kronika e plotë e TOP NEWS: 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat