Pasuria neto e Zuckerberg arriti në 206.2 miliardë dollarë të enjten, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, duke kaluar vlerën neto prej 205.1 miliardë dollarësh të ish-CEO dhe presidentit të Amazon.
Bashkëthemeluesi i Facebook rënditet tani pas shefit të Tesla-s, Elon Musk, me rreth 50 miliardë dollarë, tregon indeksi.
Me 13% të aksioneve të tij në Meta, pasuria neto e Zuckerberg është rritur me 78 miliardë dollarë që nga fillimi i vitit, që është më shumë se çdo anëtar i 500 njerëzve më të pasur që gjurmon Indeksi i Bloomberg.
Ngritja e Zuckerberg në vendin e dytë të indeksit të enjten nënvizon se si pasuria e tij personale është rritur së bashku me entuziazmin e investitorëve mbi fitimet në rritje të gjigantit të mediave sociale këtë vit.
TOP 10 NJERËZIT MË TË PASUR NË BOTË: