11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Toka do të kthehet në një ferr të vërtetë nëse nuk merren...

“Toka do të kthehet në një ferr të vërtetë nëse nuk merren masa”

Toka do të kthehet në një “ferr” të vërtetë nëse valët e të nxehtit nuk i nxitin qeveritë e vendeve që të marrin masa për ndryshimet klimaterike.

Ky është paralajmërimi që vjen nga një shkencëtare e klimës në një kohë kur Toka po përballet me fenomene ekstreme të motit.

Njerëzimi duhet të presë gjithnjë e më shpesh fenomene ektreme të motit, nëse temperaturat globale vijojnë të rriten me ritmet aktuale”, deklaroi Dr. Akshay Deoras, nga departamenti i meteorologjisë në Universitetin Reading.

Temperaturat globale pritet që të rriten më më shumë se 1.5C përpara vitit 2027, duke shkelur kështu normën që ishte paracaktuar në Marrëveshjen e Parisit të vitit 2015 dhe duke shkaktuar pasoja katastrofike.
“Temperaturat të rritje, të nxitura nga emetimet e gazeve serrë po nxehin Europën dhe pjesën tjetër të planetit tonë”, tha Dr. Deoras.

 

LEXO EDHE: Zjarre në Spanjë, Turqi e Greqi, i nxehtit “shkrumbon” Europën dhe Ballkanin

“Ne e kemi ditur edhe më herët se rritja e temperaturave me 1.5°C mund të kishte pasoja katastrofike duke sjellë fenomene të motit ekstrem, duke përfshirë këtu valën përvëluese të të nxehtit që po shohim në Spanjë dhe në Itali.”

Marrëveshja e Parisit, e firmosur nga 175 vende, kishte si objektiv kryesor ndalimin e rritjes së temperaturave me 1.5C mbi vlerat e regjistruara në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, përpara se të merrnin hov industrializimi dhe lëndët djegëse fosile.

LEXO EDHE: Qëndroni të freskët edhe në verë/ Sigurimi i Shtëpisë, sipas nevojave tuaja dhe 10% më lirë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat