Një 60-vjeçar është dërguar në spital pa shenja jete ditën e sotme në Bulqizë.
Dyshohet se viktima është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë.
Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 11.30, është dërguar në spital pa shenja jete, shtetasi Z.M., rreth 60 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar, në Bulqizë.
Policia po shoqëron personat përgjegjës, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
LEXO EDHE: Maji i Zi! 5 persona humbin jetën në punë, 4 prej tyre 20 vjeçarë/ Apeli i Ardit Gjebreas