10.5 C
Tirana
Wednesday, December 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTjetër rekord për Bitcoin, sa vlen tani?

Tjetër rekord për Bitcoin, sa vlen tani?

Bitcoin arriti vlerën e 100,000 dollarëve të mërkurën, për herë të parë që nga krijimi, duke prekur një rekord të ri vetëm pak pas zgjedhjes së Donald Trump si President.

Emrat e zgjedhur prej Trump për të qenë pjesë e administratës që nis nga puna në Shtëpinë e Bardhë në janar shihen si njerëz kyç për aplikimin e politikave miqësore ndaj kriptomonedhave dhe kjo ka ndikuar në forcimin e Bitcoin.

Kryesuesi midis të zgjedhurve është Paul Atkins, të cilin Trump synon ta emërojë për të udhëhequr Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime (SEC), i cili rregullon tregun e kriptovalutave.

Atkins, një avokat i përdorimit të kriptove dhe ish-komisioner i SEC, pritet të rregullojë këtë treg me një prekje më të lehtë se Gary Gensler, i cili drejtoi komisionin nën administrimin e Biden.

Gensler, i cili luftoi në mënyrë agresive zgjerimin e industrisë në SHBA, do të japë dorëheqjen në Ditën e Inaugurimit, ndërsa Bitcoin arriti në 100,000 dollarë vetëm disa orë pasi Atkins u shpall si i zgjedhuri i Trump për kryetar i SEC.

Rritja e Bitcoin vijon prej 6 nëntorit, kur u pa se Trump po shkonte drejt fitores në garën presidenciale, gjë që nxiti një rritje prej 6,000 dollarësh njëditore, ndërsa një javë më vonë, kjo kriptomonedhë arriti në 90,000 dollarë.

Bitcoin është rritur me 130% për 2024, me kohën pas zgjedhjeve që përbën një pjesë të konsiderueshme të fitimeve të tij.

Trump, dikur një skeptik i kriptove, e kishte quajtur Bitcoinin “jo para”, duke e etiketuar “si shumë të paqëndrueshme dhe të bazuar në ajër”.

Por ai bëri një kthesë 180 gradë disa muaj para rizgjedhjes së tij, teksa u përpoq të tërhiqte votues më të rinj meshkuj, të cilët priren të zotërojnë më shumë kripto në krahasim me grupet e tjera demografike.

Në korrik, Trump kryesoi konventën më të madhe të kriptove në Nashville, ku ai u zotua të krijojë një “magazinë strategjike kombëtare të Bitcoin” dhe të mbajë Bitcoin që qeveria ua sekuestron kriminelëve në vend që ti nxjerrë ato në ankand.

“Nëse kriptomonedhat do të përcaktojnë të ardhmen, unë dua që ato të prodhohen në SHBA”, tha Trump.

Më pas, në shtator, Trump nisi biznesin e tij të kriptomonedhave të quajtur World Liberty Financial. Atë muaj, ai bleu gjithashtu hamburgerë nga një bar në Manhatan, i frekuentuar nga entuziastët e kriptove që përdornin Bitcoin.

“Po bëjmë historinë”, deklaroi ai. Për më tepër, kompania mediatike e Trump, e cila zotëron Truth Social, thuhet se është në bisedime për të blerë forumin e tregtimit të kriptove, Bakkt, sipas Financial Times.

“Nëse ju pëlqen Bitcoin në 100,000 dollarë, do ta doni atë më shumë kur të shkojë 1 milion dollarë”, tha Anthony Pompliano, një mbështetës dhe themelues i njohur i kriptove dhe CEO i Professional Capital Management.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat