Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në aksin Qukës-Qafë Plloçë, ku ka pasur rrëshqitje të dherave, duke dëmtuar një automjet në lëvizje, fatmirësisht vetëm materialisht.
Pa u mbyllur ende problematika e shembjes masive të rrugës në këtë segment, si edhe një dëtmim i mëparshëm i rrjeteve nëntokësore në fshatin Gështenjas, sot u raportua një tjetër problem.
Në Shqipëri, pas marrjes në dorëzim nga autoriteti, rrugët e sapo ndërtuara zakonisht nuk sigurohen, përveç atyre me koncesion, ku sigurimi është detyrim kontraktual.
Në teori, në nivel global, rrugët sigurohen si aset publik dhe gjatë operimit, duke mbuluar dëmtimet materiale dhe përgjegjësinë ndaj të tretëve.
Sigurimi i rrugëve, i njohur si CAR gjatë ndërtimit, mund të shtrihet edhe pas dorëzimit, për të mbrojtur buxhetin publik nga shpenzime të paplanifikuara.
Ngjarjet e fundit tregojnë se menaxhimi jo i kujdesshëm i parave publike dhe mungesa e sigurimit pas dorëzimit shkakton riparime të shtrenjta për shtetin.
Një planifikim paraprak i sigurimeve, i integruar me fazën e marrjes në dorëzim nga autoriteti i mirëmbajtjes, do të kursente shumë shpenzime të ardhshme.
Rrugët duhet të ndërtohen me standarde të larta dhe të monitorohen vazhdimisht, duke marrë parasysh rreziqet natyrore si reshjet intensive dhe rrëshqitjet e dherave.
Sigurimi i rrugëve nuk është vetëm një detyrim financiar, por një investim në sigurinë e përdoruesve dhe mbrojtjen e asetëve publikë.
Në këtë kontekst, Shqipërisë i duhet një qasje më sistematike: çdo rrugë e sapo ndërtuar duhet të sigurohet dhe të menaxhohet interaktivisht me autoritetin përgjegjës, për të parandaluar dëme të mëdha në të ardhmen.
Kompanitë e sigurimit dhe qytetarët shqiptarë, si viktima të një problemi të përbashkët, nuk mund të vijojnë të paguajnë faturën e kripur të aksidenteve rrugore që vijnë si pasojë e keqndërtimit ose mosmirëmbajtjes së rrugëve të vendit.




