Mediat sociale dje raportuan një rast disi të çuditshëm në një lagje qendrore të Tiranës.
Një motorçikletë, me manovra të shpejta për t’i shpëtuar trafikut, nuk kishte mundur të ndalonte përballë një shtylle sinjalizuese duke e dëmtuar atë dhe motorin.
Për fatin e mirë nuk pati dëme në kalimtarë dhe me sa dimë, as dëme të drejtuesit.
AKTIVIZOHET KASKO-ja, nëse e ka
Siguracioni KASKO është i mundshëm edhe për motorçikletat.
Në rast se motorçikleta që mori dëmtime serioze nga goditja e shtyllës do ta kishte siguracionin KASKO, pavarësisht të qenit shkaktare, dëmet në trupin e saj industrial do të ishin të mbuluara nga siguracioni KASKO.
Drejtuesi do të zhdëmtohej për vlerën e dëmit.
TPL-ja përgjigjet edhe për dëmet ndaj pronës publike
Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta, siguracioni i detyrueshëm, do të merrte përsipër dëmet ndaj palëve të treta, fizike ose shëndetësore, që mjeti motorik dyrrotësh ka shkaktuar.
I TRETI, I VËRTETI: SHËNDETI i drejtuesit
Dikush mund të pyesë: “Në rregull, pala që u dëmtua u zhdëmtua. Mjeti shkaktar u zhdëmtua, sepse kishte KASKO. Po shkaktari, shëndeti i drejtuesit?”
Në rast se drejtuesi i mjetit do të kishte një siguracion shëndeti, dëmet në shëndetin e tij nga ky aksident do të merreshin po ashtu përsipër nga kompania siguruese.
Një siguracion i duhur jo vetëm shmang stresin, por e kthen një situatë të pakëndshme në një problem të menaxhueshëm.
Ndaj në botën e qytetëruar është oportune të sigurohet sa më shumë:
TPL, KASKO për motorin, siguracion për shëndetin dhe ky aksident që me sy të lirë ka një kosto mijra euroshe, nuk do t’i jepte shqetësim financiar shkaktarit, sepse për gjithçka do të përgjigjej siguruesi.




