14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTirana "blindohet" për Samitin e Berlinit/ 2 mijë efektivë në terren, rrugët...

Tirana “blindohet” për Samitin e Berlinit/ 2 mijë efektivë në terren, rrugët e ndalim-qarkullimit

Mëngjesin e së shtunës e në vijim Policia e Shtetit e ajo bashkiake e Tiranës u angazhuan në lirimin e rrugëve që do të bllokohen për llogari të sigurisë së samitit të Procesit të Berlinit.

Kujdesi i parë ishte largimi i mjeteve të parkuara e moslejimi i parkimeve të tjera. Ndërsa bllokimi i lëvizjeve në brenda perimetrit të sigurisë rrotull piramidës nis në mbrëmje.

Lëvizja e lirë do të pengohet edhe në krahun tjetër të piramidës, në rrugën “Papa Gjon Pali” nga ura e këmbësoreve mbi lanë tek Katedralja katolike deri tek stadiumi kombëtar.

Për shkak të shoqërimit të personaliteteve që do të futen në Shqipëri përmes Rinasit, gjatë së hënës do t’u krijohet korridor i lirë duke penguar qarkullimin për mjetet e tjera nga ora 08:00 deri në 12:00 dhe nga ora 15:30 në 20:00 nga aeroporti deri tek ish-sheshi Shqiponja, me tej në unazën e Re deri tek rrethrrotullimi i Saukut dhe gjithë rruga e Elbasanit.

Po ashtu, për personalitetet që do të futën në rrugë tokësore nga Hani i Hotit, apo Morina, do të ketë kufizim të trafikut të automjeteve të tonazhit të rëndë në aksin Shkodër-Lezhë-Milot, Thumanë-Fushë Krujë-Vorë.

Për garantimin e rendit dhe sigurisë së personaliteteve europiane që  mbërrijnë në Tiranë për llogari të samitit do të angazhohen 1600 efektivë të policisë dhe 400 të tjerë të Gardës së Republikës.

Si pjesë të masave, përpos pengesave, policia e shtetit ka planifikuar rrugëkalime të shërbimeve të emergjencës.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat