15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeThyhet siguria e përdoruesve, ChatGPT konfirmon ndërhyrjen e hakerave

Thyhet siguria e përdoruesve, ChatGPT konfirmon ndërhyrjen e hakerave

Që në momentin që ChatGPT dhe chatbots të tjerë të ngjashëm u bënë të aksesueshëm për publikun, shqetësimi në botën e sigurisë kibernetike ishte shfrytëzimi i teknologjisë AI për të lançuar sulme kibernetike. Në të vërtetë, nuk u desh një kohë shumë e gjatë deri sa persona të ndryshëm arritën të gjenin një mënyrë për të thyer nivelin e sigurisë të ChatGPT dhe të shkruanin një kod keqdashës.

OpenAI, kompania që zhvilloi ChatGPT ka konfirmuar se siguria e sistemit të të dhënave u thye nga disa persona të paidentifikuar, dhe kompania vendosi që të ndalonte këtë shërbim deri në zgjidhjen e problemit.

Këta persona arritën të shfrytëzonin një pikë të dobët në librarinë open-source të Redis, duke bërë që të aksesonin historinë e kërkimit të personave të tjerë aktivë në ChatGPT. OpenAI përdor Redis për të ruajtur informacionet e përdoruesve në mënyrë që ato të shfaqen dhe të aksesohen më shpejt.

Për sa kohë gjenden me mijëra kontribues që ndihmojnë në zhvillimin e kodit open-source, është e thjeshtë që pika të dobëta në sistem të krijohen dhe të mos vihen re. Hakerat e dinë këtë gjë dhe prandaj synojnë sulmimin e librarive open-source. Gjatë kohëve të fundit këto sulme janë rritur me 742% që nga viti 2019.

Me pak fjalë, thyerja e sigurisë së ChatGPT ishte jo shumë e rëndë dhe OpenAI arriti ta rregullonte problemin brenda pak ditëve. Megjithatë dhe një aksident i vogël kibernetik mund të shkaktojë një dëm të madh.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat