Ora 19:00 e datës 30 qershor do të shënojë hapjen për qarkullim të aksit të ri rrugor Thumanë-Kashar.
Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, sipas së cilës gjithçka është gati për të lehtësuar fluksin e vizitorëve të huaj që pritet të vijnë drejt vendit tonë.
Ministrja tha se të gjitha lotët e Korridorit Blu, të klasifikuara si rrugë të kategorisë A do të jenë me pagesë dhe se do të jenë drejtuesit e automjeteve ata që do të përcaktojnë shpejtësinë e lëvizjes.
Aksi Thumanë-Kashar përmbush parametrat e sigurisë rrugore, me mbikalime, 11 ura, 12 nënkalime e kryqëzime, por edhe rrugë aksesi për qytetarët.