Në dy dekada të ekzistencës së saj në tregun e sigurimeve në Kosovë, kompania jo vetëm që ka fituar besimin e qytetarëve dhe bizneseve, jo vetëm që është paguesi më i madh i dëmeve por është pjesë integrale e shoqërisë me fokus të veçantë në sport, art, kultur, edukim etj.
Ndarja e tregut të sigurimeve në Kosovë
SIGAL UNIQA Group Austria Kosovë është kompania lider e sigurimeve, si për pozicionin që ze në treg ashtu edhe për dëmet e paguara tek klientët e saj.
Kompania zë 14% të tregut në sigurimet e Jo-Jetës dhe është e para edhe në pagimin e dëmeve, 17.3% të totalit të 12 kompanive të sigurimit që operojnë në Kosovë.
MISIONI I KOMPANISË
SIGAL UNIQA Group Austria – Kosova është e fokusuar dhe e angazhuar për të sjellë tek qytetarët dhe bizneset e Kosovës produktet dhe shërbimet në kohë reale, në mënyrën më të lehtë të mundshme, kjo falë edhe aplikacioneve online që mundësojnë blerjen e siguracionit që nevojitet edhe përmes celularit, vetëm me një klikim të shpejtë.
Objektivi kryesor i kompanisë është investimi i mëtejshëm në teknologjinë digjitale për ta bërë shërbimin ndaj atyre që na besojnë jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe çdo gjë tjetër me vlerë më të shpejtë, më të thjeshtë dhe më efikase.
HISTORIKU
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA – Kosova u themelua në vitin 2003 në kuadër të ndërkombëtarizimit të aktivitetit të SIGAL sh.a përmes blerjes së një kompanie ekzistuese të sigurimeve.
SIGAL Kosova është licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës si kompani e sigurimit të përgjithshëm të jo-jetës.
Ndërsa në vitin 2011 do të themelohej edhe SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA, e licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës si kompani e sigurimit të jetës.
SIGAL UNIQA Group Austria – Kosova është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimit, Jo-Jetë dhe Jetë.