12.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Tetori Rozë”, në 2022 mbi 700 pacientë me kancer gjiri

“Tetori Rozë”, në 2022 mbi 700 pacientë me kancer gjiri

Të dhënat zyrtare tregojnë se 710 pacientë me kancer të gjirit u diagnostikuan në vitin 2022 në të gjithë vendin duke shënuar një rritje prej rreth 9% krahasuar me vitin 2015.

Mjekja onkologe në Njësinë e Kimioterapisë në QSUT, Amanda Zeko thotë se moshat më të riskuara janë ato të grave mbi 50 vjeç, por përjashtim nuk bëjnë as rastet tek burrat.

“Në periudhën 2015-2019 është parë një rritje, kemi rreth 700 raste të reja me kancer gjiri në vit. Risku i shfaqjes së kancerit të gjirit ka një rritje graduale me moshën, vazhdon të jetë mosha më e prekur ajo e 50-69 vjeç. Dua të theksoj që kanceri i gjirit tek burrat nuk është inekzistent, 1 në 833 burra mund të preket nga kanceri i gjirit gjatë jetës”.

LEXO EDHE: 25 milionë njerëz çdo vit sëmuren me kancer, 11 milionë humbin jetën

Teksa “Tetori Rozë” shërben si muaji i ndërgjegjësimit për gratë dhe vajzat, specialistët rekomandojnë kryerjen e mamografisë minimalisht 1 herë në vit.

“Sipas rekomandimeve të shoqatave ndërkombëtare onkologjike është e nevojshme kryerja e mamografisë çdo vit ose njëherë në dy vite për gratë nga mosha 50-69 vjeç, sikurse rekomandohet për gratë nga mosha 40-49 vjeç apo edhe ato të moshës 70-74 vjeç.”

Sipas të dhënave zyrtare, incidenca e të diagnostikuarave me kancer gjiri është më e lartë në qarqet Berat, Fier dhe Vlorë dhe më e ulët në qarqet e Kukësit, Dibrës, Durrësit dhe Shkodrës, ndërsa në gjithë vendin janë më shumë se 5,000 gra që vuajnë nga ky problem shëndetësor.

LEXO EDHENovacion dhe risi/ Nga “Sigurimi anti-Tumor” tek mjeku në celularin e kujtdo, pse Shëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat