“Libri ndryshon mendjen dhe mendja ndryshon botën”
Muaji tetor është edhe muaji i letërsisë. Çdonjëri prej nesh duhet të nxisë e të promovojë leximin e librit, kryesisht atë shqip. Kështu ruajmë e trashëgojmë identitetin tonë gjuhësor, kulturor e kombëtar.
Për të nxitur ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare, brenda e jashtë Shqipërisë, për ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë sonë gjuhësore, ndërgjegjësimi mbi leximin dhe promovimin e librave, SIGAL UNIQA Group Austria prej 3 vitesh ka vënë në funksion të çdo qytetari, FALAS, platformën e parë dhe të vetme dixhitale të librave audio në shqip, “SIGAL Audiobooks”.
Kjo platformë sjell te shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pa asnjë kosto, librat e autorëve më të mirë shqiptarë dhe të huaj, mbi 300 tituj, ndërsa çdo ditë 50 mijë individë janë përdorues besnikë të platformës.
Regjistrimi është shumë i thjeshtë. Mjafton të shkoni te pjesa “Login” dhe me vetëm një adresë e-maili mund të jeni një prej përdoruesve.
Librat në platformën “Audiobooks.al” janë libra të përzgjedhur në bashkëpunim me shtëpitë botuese apo edhe me dëshirën e autorëve.
Kush nuk e ka bërë ende, le ta shkarkojë tani “SIGAL Audiobooks” në App Store dhe Play Store dhe në këtë mënyrë e merr librarinë kudo me vete, në makinë, udhëtime, punë e kudo tjetër.