Kombëtarja Shqiptare do të luajë sonte ndeshjen e fundit miqësore përpara se të nisë Kampionatin Europian, atë me Azerbajxhanin.
Miqësorja do të luhet në stadiumin “Haladas Sportkompleksum” në Hungari dhe do të jetë testi i fundit i kuqezinjve për të provuar skemat e lojës.
Sa i takon përballjeve direkte me Azerbajxhanin, Shqipëria është ndeshur katër herë më parë me këtë rival (të gjitha takime miqësore) me kuqezinjtë që kanë një bilanc pozitiv me dy fitore, një barazim dhe një humbje.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit starton në ora 19:00.
LEXO EDHE: VIDEO/ Capital T publikon këngën zyrtare të Kombëtares për “Euro 2024”