Një tërmet me magnitudë 5.4 rihter u shënua mbrëmjen e djeshme duke shkaktuar jo pak frikë te qytetarët.
Sipas EMSC epiqendra e këtij tërmeti ishte 3 kilometra në veriperëndim të Follorinës në Greqi dhe në thellësi fokale prej 2 kilometrash.
Tërmeti, sipas raportimeve të para, është ndjerë veçanërisht në Greqinë Veriore, por edhe në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë.
Në Shqipëri lëkundje të forta janë konfirmuar në Korçë, Sarandë si dhe në Tiranë.
Shqipëria mbetet një zonë me aktivitet sizmik të ndjeshëm, e kjo është vërtetuar edhe nga lëkundjet e fuqishme që janë regjistruar vitet e fundit.
Kompanitë në tregun e sigurimeve në Shqipëri, kanë dëmshpërblyer qytetarët e prekur nga dy tërmetet e vititi 2019 dhe do të paguanin më tepër nëse do të kishte më shumë prona të siguruara. Gjatë kësaj kohe u rrit edhe interesi për sigurimin me vlerën reale të pronës, gjë që bëri që qytetarët të orientohen drejt sigurimit të banesave apo bizneseve të tyre.
Në fakt vetë qenia njerëzore e ka në ndërtimin e vet që të harrojë një ngjarje pasi ajo kalon. E njëjta gjë ndodh edhe me fatkeqësitë natyrore, në këtë rast tërmetet. Pasi gjithçka qetësohet, qetësohemi edhe ne me shpresën dhe besimin që nuk do të përsëritet më. Por fakti që potenciali i këtyre fatkeqësive për të shkatërruar çdo gjë që i del përpara, i bën ato më mistërioze, rrit nevojën për të lëvizur më shumë në sigurimin e jetës.
Përse është i nevojshëm sigurimi nga tërmetet?
Potenciali i tërmeteve për shkatërrim katastrofik i bën ato intriguese dhe misterioze, veçanërisht duke qenë se ne nuk kemi asnjë mënyrë për t’i parashikuar se kur ato do të ndodhin. Përtej tërmeteve të mëdha që mund të marrin vëmendje ndërkombëtare dhe kombëtare, shumë tërmete të vogla, kalojnë pa raportime të bujshme, por që i kanë shkaktuar dëme të mëdha pronarëve nëpër të gjithë Shqipërinë.
Kur flasim për mbrojtjen e shtëpisë suaj dhe të pasurive personale nga tërmeti, ju duhet të kërkoni mbulimin nga humbja që i shkaktohet ndërtesës dhe pajisjeve shtëpiake.
Sigurimi nga tërmeti nuk është i detyrueshëm, por në varësi të zonës se ku jetoni, ju mund të jeni të rrezikuar nga dëmtimi i pariparueshëm. Nëse do të shikojmë statistikat, vetëm 2% e shqiptarëve blejnë sigurim nga tërmeti dhe sepse njerëzit mendojnë se nuk do t’u ndodhë atyre. Ose në rastin kur kanë një policë standarde sigurimi, ata gabimisht mendojnë se kjo policë do t’i mbulojë gjithashtu edhe nga dëmtimi nga tërmeti.
Nëse ju nuk keni para të lëna mënjanë për rindërtimin e shtëpisë suaj, riblerjen e sendeve tuaja personale, dhe të paguani për kostot e përkohshme të jetesës, padyshim që ju duhet të blini policën e sigurimit nga tërmeti. Mos harroni, ky buxhet do të jetë plus parave që ju do të paguani për kredinë tuaj, edhe nëse shtëpia juaj është shkatërruar plotësisht.
Çfarë është sigurimi nga tërmetet?
Sigurimi nga tërmeti ju rimburson për dëmin e shkaktuar nga tërmeti, për dëmet e shkaktuara shtëpisë dhe pasurisë suaj personale. Mbulimi nga tërmeti është i disponueshëm si një mbulim shtesë i policës së shtëpisë suaj nga Zjarri, ose ju mund ta blini atë nga një sigurues i specializuar për shitjen e mbulimit të sigurimit për tërmetin.
Një tërmet është një dridhje e thellë e sipërfaqes së tokës, e shkaktuar nga fraktura në tokë, të cilat mund të jenë shkatërruese ndaj strukturës së shtëpisë dhe që mund të preke të gjithë pronën tuaj.
Shumica e popullsisë dhe vendbanimeve shqiptare janë të rrezikuara nga tërmetet dhe rrëshqitjet e tokës duke e klasifikuar Shqipërinë si vatër aktive të tërmeteve me periudhë përsëritje çdo 2 vjet.
Kosto potenciale e dëmeve të lidhura me tërmetet është rritur në mënyrë të qëndrueshme për ndërtesat më të vjetra, dhe shumë zona urbane po dalin si zona që janë në risk të lartë për t’u goditur nga tërmetet.
KËTO KËMBANA DUHEN DËGJUAR!!!
Lexo edhe: Dy vjet nga tërmeti tragjik/ Dje, sot, nesër… SIGAL UNIQA krah jush gjithmonë