11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmeti në Turqi/ Mjekët paralajmërojnë për probleme shëndetësore afatgjata te qytetarët

Tërmeti në Turqi/ Mjekët paralajmërojnë për probleme shëndetësore afatgjata te qytetarët

6 muaj nga tërmeti shkatërrues që goditi vendin, Shoqata e Mjekëve në Turqi ka paralajmëruar për dëme shëndetësore afatgjate.

Tërmeti 7.8 ballësh e goditi Turqinë juglindore më 6 shkurt të këtij viti, duke shkaktuar shkatërrim të madh.  Dhjetëra mijëra njerëz u vranë dhe miliona të tjerë mbetën pa shtëpi.

 

Tani, rrënojat janë hequr pothuajse plotësisht, por problemet shëndetësore afatgjate po vazhdojnë, ka thënë për DPA Selahattin Mentes, kryetar i Shoqatës së Mjekëve në qytetin Adana.

Gratë dhe fëmijët janë posaçërisht në rrezik“, tha ai. K
a mungesë të të ushqyerit të baraspeshuar, i cili mund të shkaktojë çrregullime në zhvillim te fëmijët. Në rrezik janë edhe gratë shtatzëna.

 

“Një numër i madh i lindjeve të parakohshme dhe abortimeve janë vërejtur në këtë rajon”- theksoi Mentes, raporton REL.

Operacione të vështira duhet të kryen në Adana, dhe spitalet atje janë të mbingarkuara tashmë. Mjekët në këtë rajon të Turqisë kanë vërejtur edhe një rritje në depresion.

Ka pasur shumë vdekje, njerëzit kanë humbur gjithçka dhe jeta që ata kanë tani u ofron pak atyre”, shtoi ai.

Ai i akuzoi autoritetet se i kanë hedhur në mënyrë të pakontrolluar rrënojat nga ndërtesat e rrëzuara. Ata nuk e dinin nëse ato përmbanin toksinë, si ‘asbest’ dhe nëse ato do të depërtonin deri në tokën ujore. Ai tha se mungesa e këtyre njohurive është telash i madh.

“Ne nuk e dimë se si do të jetë shkalla e kancerit të mushkërive në pesë apo 10 vjetët e ardhshme, ashtu siç nuk e dimë se si ushqyerja e dobët do të ndikojë në zhvillimin e fëmijëve”, përfundoi ai.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat