Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Japoni.
Epiqendra e tërmetit të fortë është regjistruar në rajonin Ishikawa.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, thellësia fokale e tërmetit është vlerësuar në 40 km. Për momentin nuk ka paralajmërim për cunami.